Ushqimet e duhura për ditët me ngrohta

Ushqime

Ushqimet e duhura për ditët me ngrohta

Më: 26 mars 2017 Në ora: 14:43
Ilustrim

Qershitë

Duke shtuar faktin se ato janë të pasura me përmbajtje uji dhe fibrash, gjitahshtu ato kanë efekte anti­inflamatore që ndihmojnë për të rënë nga pesha. Krahas efekteve ushqyese ato klasifikohen si fruta me veti antioksiduese dhe ndikojnë për një gjum më të mirë.

Domatet

Më të shijshme ato janë gjatë muajve të fundit të verës. Ato përmbajnë sasi të lartë uji, i cili ndihmon që ju jeni gjithmonë të hidratuar dhe kontrollojnë oreksin. Domatet janë të pasura në kalium i cili është një element i rëndësishëm për të balancuar një dietë të pasur me sodium.

Speci djegës

Këto perime pikante do të shtojnë pak nxehtësi në ushqimet e verës­ dhe në këtë formë ndikojnë që ju të konsumoni më pak ushqim. Nga ana tjetër krahas reduktimit të sasisë së ushqimit ato ju detyrojnë të pini sa më shumë ujë, duke u munduar të largoni shijen djegëse nëpermejt ujit në të njejtën kohë ju ndihmoni trupin të qëndroi i hidratuar.

Manaferrat

Janë një paketim i përkryer i ujit dhe fibrave. Ato kanë një shije të mrekullueshme dhe mund të përdoren si ingredient përberës në embëlsira apo sallta, ose dhe mund te konsumohen si një ushqim i shpejt. Mundohuni që minimalisht një herë në ditë këto fruta të jenë në tavolinën tuaj.

Çaji jeshil i ftohtë

Çaji jeshil është i pasur në përmbajtje të katekinës. Njëkohësisht ai përmban kafeinë dhe antioksidantë që ndihmojnë në nxitjen e metabolzimit. Vetit e tij më të mira janë nëse ai shërbehet i ngrohtë, por duke qenë se jemi në stinën e nxehtë të verës edhe i shërbyer i ftohtë vetitë e tij do të ruhen dhe do të ndihmonte për rënien nga pesha dhe hidratimin e trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat