Ja çfarë i bën kafeja esëll organizmit tuaj

Ushqime

Ja çfarë i bën kafeja esëll organizmit tuaj

Më: 12 mars 2017 Në ora: 09:48
ilustrim

Për shumë njerëz kafeja është gjëja e parë që konsumohet sapo hapet dita. Për këtë arsye studiuesit kanë studiuar pijen e preferuar në organizmin tonë. 

Pirja e kafesë së zezë ka përparësi të caktuara, por edhe negativitete në shëndetin tonë. Kohët e fundit hulumtuesit nga departamenti i epidemiologjisë dhe gjenetikës së Institutit Kombëtar të Kancerit në Shtetet e Bashkuara raportuan se pirja e kafesë në sasi të mëdha mund ta zvogëlojë rrezikun e melanomës malinje. Dhe nuk ka dyshim, kafja e zezë është e pasur me antioksidantë të cilët veprojnë në mënyrë të favorshme në shëndetin tonë. Megjithatë, ka shumë rëndësi se kur dhe si e pini kafenë e zezë.

Sido që të jetë, shumica e njerëzve nuk mund ta fillojnë ditën e tyre pa një filxhan, të nxehtë, të kafesë së zezë në mëngjes. Dhe madje në lukth të zbrazët pa e ngrënë mëngjesin. Nuk është çudi që pas kafesë shumica e njerëzve e shmangin ta hanë ushqimin e tyre të parë të përditshëm herët në mëngjes, sepse kjo pije vepron për ta shuar urinë.

Megjithatë, pirja e kafesë së zezë esëll ka disa efekte të tjera shëndetësore. Një filxhan kafeje të pastër të zezë esëll e stimulon sekretimin e acidit klorhidrik (HCl) në sistemin e tretjes, dhe këtë dukuri të pakëndshme do ta ndiejnë shumë shpejt personat e prirë ndaj gastritit, shkruan “Healthy Food Team”.

Nuk kursehen as personat që nuk vuajnë nga gastriti, sepse ky acid e shpërbën ushqimin që ne e konsumojnë, dhe nëse mungon gjatë ditës, do të kemi probleme me tretje dhe shpërbërje të reduktuar të proteinave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat