Disa nga ushqimet me fuqi pastruese dhe detoksifikuese

Ushqime

Disa nga ushqimet me fuqi pastruese dhe detoksifikuese

Më: 5 mars 2017 Në ora: 08:10
ilustrim

Faktorë të jashtëm e të brendshëm ndikojnë në organizimin tuaj, duke ngadalësuar metabolizmin por mënyra më e mirë për t’u rizgjuar është të shtoni në regjimin tuaj ditor.

5 ushqimet e mëposhtme të njohura për fuqinë e tyre pastruese e çhelmuese.

1. Panxhari
Panxhari ka aftësinë për të pastruar gjakun dhe çhelmuar mëlçinë. Panxhari rrit imunitetin falë mineraleve e vlera ushqyese si kalium, fibra, mangan dhe folate. Këto të fundit përmirësojnë qarkullimin e gjakut, neutralizojnë toksinat dhe metalet e rënda në trup.

2. Supë me lëng kockash
Lëngu i kockave ka shumë për t’i ofruar organizmit. I pasur në përbërës anti-inflamator, vitamina, minerale dhe elektrolite furnizon trupin gjithashtu me aminoacide. Antioksidantët përshpejtojnë procesin e detoksifikimit pa shkaktuar lodhje.

3. Boronica, manaferra
Ky frut i magjishëm është i njohur për fuqinë e tij shëruese falë tonelatave të antioksidantëve. Manaferrat, boronicat e frutat e kësaj familjeje janë përdorur për të përmirësuar sistemin e tretjes e për të promovuar humbjen e peshës. Mbrojnë trupin nga radikalet e lira dhe rrisin sistemin imunitar duke ju furnizuar me energji.

4. Kopra
Kjo erëz i siguron trupit të njeriut fibra dhe vitaminë C për të rritur sistemin imunitar. Kopra gjithashtu ka veti natyrore antibakteriale.

5. Farat Chia
Farat Chia janë jashtëzakonisht të pasura në fibra. Ato përmbajnë rreth 5-6 gram fibra për një lugë gjelle. Ato gjithashtu rregullojnë nivelet e kolesterolit dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat