9 ushqimet që rrisin metabolizmin tuaj në mënyrë natyrale

Ushqime

9 ushqimet që rrisin metabolizmin tuaj në mënyrë natyrale

Më: 2 mars 2017 Në ora: 18:01
Ilustrim

Metabolizmi juaj është pjesërisht i udhëhequr nga gjenetika, por ju mund ta rrisni atë në mënyrë natyrale duke ngrënë drejtë.

Ndiqni më poshtë 9 ushqimet të cilat iu ndihmojnë të rrisni fuqinë e trupit tuaj për të djegur yndyrën: 

1. Të bardhët e vezëve

“Të bardhat e vezëve janë të pasura me aminoacide, çka i bënë të mbajnë metabolizmin tuaj të plotë “ thotë dietologu David Grotto nga Chikago. Vezët janë poashtu të mbushura me proteina dhe Vitamin D.

2.  Mish pa dhjamë

Mishi pa dhjamë është i mbushur plot me hekur ndërsa mungesa e mineraleve mund ta ngadalësoj metabolizmin. Prandaj këshillohet të hani tri deri në katër pjesë prej ushqimeve të pasura me hekur, si pulë ose drithëra të pasura. 

3. Uji 

Nëse jeni në mënyrë delikate të dehidratuar, metabolizmi juaj mund të ulet, thotë instruktori i mjekësisë klinike në Universitetin Emory të mjekësisë Scott Isaacs. Për ta rregulluar këtë ju duhet të pini ujë të ftohtë çka e forcon trupin tuaj për të marrë më shumë kalori duke e ngrohur atë përsëri. 

4. Specat djegës

Specat djegëse përmbajnë kapsaicin, një lloj kemikali që mund të çoj metabolizmin në një nivel më të lartë, thotë Dr Isaacs. Ai këshillon që një here në ditë gjatë një vakti, të merret një lugë ushqimi më speca djegëse të grira. Specat djegëse janë gjithashtu të pasura me vitaminën C.

5. Kafja 

Në një studim të publikuar në “ Psikologjia dhe sjellja” u gjet se mesatarja e e metabolizmit të njerëzve që pinë kafe ishte 16 përqind më e lartë se sa ata që nuk konsumonin kafeinë.

6. Çaji i gjelbër 

Çaji i gjelbër përmban komponentin e bimës së quajtur EGCG, “Epigallocatechin gallate” që ndihmon në djegien e yndyrës. 

7. Qumështi 

Studimet e udhëhequra nga Michael Zemel, PHD dhe drejtor i institutit të ushqimit në Universitetin Tennesse sugjerojnë se konsumimi i kalciumit mund t’i ndihmojë trupit tuaj në rritjen e metabolizmit.

8. Drithërat 

Të gjitha drithërat ndihmojnë trupin e njeriut në djegien e kalorive. Prandaj ushqimet që janë të pasura me fibra, si orizi i kaftë ose mielli i tërshërës, janë zgjidhje e mirë.

9. Thjerrëzat

Rreth 20% e grave kanë mungesë hekuri, çka paraqet një lajm të keq për belin tuaj. Trupi nuk mund të funksionojë në mënyre eficiente në djegjen e kalorive kur mungon ajo që duhet për të punuar në mënyrë korrekte. Një filxhan me thjerrëza prodhon 35 % të hekurit që do të duhej ta merrnit çdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat