Njihuni me vetitë dhe dëmet që shkaktohen nga konsumi i fasuleve

Ushqime

Njihuni me vetitë dhe dëmet që shkaktohen nga konsumi i fasuleve

Më: 1 mars 2017 Në ora: 06:56
Fasule

Me afrimin e stinës së ftohtë, fasulet bëhen gjithnjë e më të pranishme në tryezat tona. Përveçse cilësohen si ushqim i shëndetshëm dhe që na “ngrohin barkun” në dimër, fasulet janë të pasura më shumë vitamina, por gjithashtu kanë edhe disa efekte jo shumë të këndshme.

Ndër dobitë e fasuleve janë përmbajtja e lartë e hekurit, kaliumit, fibrave, proteinave dhe vitaminës B. Gjithashtu fasulet kanë veti kundër kancerit, për shkak të kimikateve që përmbajnë të cilat luftojnë qelizat kancerogjene. Ndër të tjera parandalojnë sëmundjet e zemrës, ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në humbje peshe, për shkak se ngopin dhe nuk shëndoshin.

Të prekurit nga diabeti nuk duhet t’i ndajnë nga tryeza, për shkak se garantojnë një burim të qëndrueshëm të glukozës. Por krahas dobive fasulet kanë edhe efekte të pakëndshme si gazrat, rritje të presionit të gjakut dhe stimulojnë shkaktimin e migrenës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat