Kjo perime do të rregullojë çdo gjë në trupin tuaj

Ushqime

Kjo perime do të rregullojë çdo gjë në trupin tuaj

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 17:05
ilustrim

Rrepat e kuq janë perime të shëndetshme sepse kanë shumë veti të fuqishme mjekësore dhe ofrojnë çlirim në rastin e shumë sëmundjeve të ndryshme.

‘Anthosianinet’ që i përmbajnë u japin atyre ngjyrën e kuqe si gjaku dhe kanë gjithashtu edhe veti të fuqishme anti-kancer.

Për më tepër, rrepat e kuq përmbajnë edhe betainë, një agjent anti-inflamator që mbështetë shëndetin e zemrës, së bashku me mineralet e rëndësishme dhe vitaminat duke përfshirë vitaminat B1, B2, B12 dhe C, hekur, magnez, fosfor, jod dhe kalium.

Rrepat e kuq forcojnë rrjedhjen e gjakut, rregullojnë nivelet e kolesterolit dhe mbështesin funksionimin e shëndetshëm të mëlçisë.

Rrepat janë në gjendje të luftojnë aneminë dhe të largojnë helmet nga trupi. Ata ngadalësojnë edhe procesin e plakjes dhe e i mbrojnë enët e gjakut.

Ju mund t’i hani rrepat të pagatuar, të shtrydhur (bërë lëng), të fërguar dhe të pjekur. Disa studime kanë treguar se rrepat e kuq ulin rrezikun nga sëmundjet në zemër dhe sulmi për 21%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat