Ushqimet që duhet t’i merrni nëse vuani nga depresioni

Ushqime

Ushqimet që duhet t’i merrni nëse vuani nga depresioni

Më: 3 janar 2017 Në ora: 07:31
Ilustrim

Persona të rinjë padyshim që janë më të prekur nga depresioni, i cili është përhapur në masë të madhe në botën moderne.

Ndarja nga i dashuri ose e dashura, humbja e parave, borxhet e mëdha, dështimi në shkollë, frika e madhe nga prindërit janë disa nga arsyet që shumë persona bien në depresion.

Ne ju sjellim disa nga ushqimet që ju duhet t’i përdorni sa më shpesh kur e ndieni vetën se keni filluar të bieni në depresion.

Omega 3, ndryshe thënë vaj peshku është njëri ndër ushqimet më të mira për të luftuar depresionin. Tuna është një lloj peshku që ka në përbërje një përqindje të madhe të Omega 3 të shëndetshëm, andaj ju këshillojmë që të konsumoni sa më shumë peshk tuna.

Preferohet që peshkun ta hani të shoqëruar dhe me diçka tjetër si për shembull me një limon, me një qepë të gjelbërt, me vaj susami ose me një spec të kuq.

Një pjatë me salmon gjithashtu është mëse e preferuar që të përdoren nga njerëzit që vuajnë nga depresioni.

Në përgjithësi, të gjitha produktet detare janë të pasura me Omega 3, andaj ju duhet të jeni të ‘dashuruar’ më shumë te këto produkte që janë pozitive edhe për shumë aspekte tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat