Ja si të përgatisni sallatën më të shijshme në botë

Ushqime

Ja si të përgatisni sallatën më të shijshme në botë

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 08:37
Ilustrim

Sallata Cezar është zgjedhja e vërtetë për racion të shëndetshëm dhe të shijshëm.

Përbërësit:

-200 gr fileto pule

-1 fetë buke të thekur

-50 gr djathë Parmigiano në copa të vogla

-5-6 domate qershi sipas dëshirës

-Përbërësit për salcën:

-100 ml majonezë

-40 ml qumësht

-40 gr parmigiano i grirë

-1 lugë gjelle mustardë

-2 lugë gjelle lëng limoni

-1 thelb hudhër

Përgatitja:

Përbërësit e salcës i fusim të gjithë bashkë në mikser dhe i përziejmë deri sa të bëhet një masë homogjene në formë salce.

Filetat e pulës i presim në kubikë të vegjël dhe e skuqim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

Bukën e thekur e presim në kubikë gjithashtu dhe e hedhim bashkë me filetat e pulës  sipër sallatës së gjelbër dhe djathit në copa.

Në fund shtojmë salcën sipas dëshirës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat