Studimi: Ja sa herë në ditë duhet të hamë

Ushqime

Studimi: Ja sa herë në ditë duhet të hamë

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 13:13
Ilustrim

Të ushqehemi 3 herë në ditë është gjëja më e shëndetshme që jemi mësuar të bëjmë, të paktën jemi rritur dhe ushqyer me këtë ide.

Disa ekspertë paralajmërojnë se mëngjesi, dreka dhe darka bashkë mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë.

Evitimi i ushqimit dhe agjërimi mund të jenë më të mira për shëndetin. Historiani Abigail Carroll, në librin e tij të ri ‘Three Squares: The Invention of the American Meal’, thotë se the njerëzit në kohën e kaluar kanë praktikuar të ushqyerit sipas sezoneve, duke përfshirë edhe agjërimin.

Për shembull, mëngjesi konsiderohet si vakte kryesorë të ditës kryesisht për shkak të fushatave të reklamave të drithërave, pretendon ajo.

Në fakt në vitin 2014 një studim nga Universiteti i Bath, ka nxjerrë se pavarësisht se një person han apo nuk han mëngjes, ka zero efekt në të gjitha kaloritë që konsumon gjatë ditës.
Ata që kanë ngrënë mëngjes kanë djegur më shumë kalori se sa ata që e kanë evituar atë, por këta kanë djegur më shumë kalori vonë gjatë ditës, duke kuptuar se djegia e kalorive ishte e njëjtë.Edhe studimi i Universitetit të Alabama-s, është i ngjashëm dhe të gjeturat e tij tregojnë se të ngrënit mëngjes apo jo, nuk bën dallim në humbjen e peshës.

Edhe vitin e kaluar MailOnline ka raportuar për një hulumtim të publikuar në gazetën Cell Metabolism, i cilli gjeti se të ngrënit pas çdo tetë orëve nuk mund të ndihmojë në humbjen e peshës.
Për shembull ata që kana ngrënë mes orës 9 të paradites dhe 5 të pasdites, ishin të shëndetshëm dhe të ngjashëm me ata që konsumojnë gjatë gjithë ditës. Si një person që ha tri herë apo gjashtë herë në ditë nuk bën dallim nëse shikojmë kaloritë në përgjithësi, krejt kjo sipas një studimi të publikuar në vitin 2010 në gazetën Nutrition.

Hulumtuesit kanë gjetur dallim mes hormoneve dhe peshës të dy grupeve.

Vitin e kaluar, Universiteti Warwick, nuk ka gjetur dallim në mes gruas që ka ngrënë dy herë në ditë dhe tjetrës që kishte ngrënë pesë herë në ditë. Dhe hulumtimi më i ri, sugjeron që agjërimi mund të jetë më i shëndetshëm. Universiteti i Kalifornisë Jugore, ka publikuar një studim, i cili thotë se të agjërosh dy apo katër ditë në çdo gjashtë muaj forcon trupin të përdorë rezervat dhe i largon qelizat e vjetra.

Kjo më pas sipas ekspertëve i ofron mbrojtje organizimit ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat