Qepa dhe dobitë e saj: Ja disa probleme shëndetësore që “zgjidh”

Ushqime

Qepa dhe dobitë e saj: Ja disa probleme shëndetësore që “zgjidh”

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 23:29
ilustrim

Hulumtimet të shumta që janë bërë tregojnë se qepa parandalon zhvillimin e kancerit. Qepët kanë një shumëllojshmëri efektesh mjeksore. Që në kohët e hershme qepa është përdorur për të trajtuar ftohjen, kollën dhe astmën.

Qepa është e njohur për efekte e uljes së sheqerit në gjak, për dobitë kardiovaskulare. Ajo së bashku me hudhrën ka një funksion mbrojtës kundër kancereve të shumta, duke përfshirë edhe kancerin ovarian. Por në përgjithësi ka një aktivitet anti-inflamator dhe anti-bakterial.

Janë të njohura thëniet popullore se me ngrënien e qepës bëhemi më të fuqishëm dhe të shëndetshëm, edhe shkenca e ka vërtetuar këtë.

Qepa përmban vitaminat A, 81, 82, C, E, kalcium, hekur, fijëza, kripëra minerale, si dhe hormone bimore të ngjashme me insulinën. Përdorimi i rregullt i qepës ul nivelin e kolesterolit të keq LDL ndërsa e rrit nivelin e kolesterolit të mirë HDL.

Përbërësit e qepës nxisin gjakëzimin mukozës, pengojnë procesin e kalbjes, rrisin oreksin, largojnë gazrat dhe e pastrojnë gjakun, ndërsa lëngu i qepës forcon muskujt e zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat