Sëmundjet që kuron fruti i hurmës

Ushqime

Sëmundjet që kuron fruti i hurmës

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 19:50
Hurma

Hurma është konsideruar si pema më e mirë në botë për shëndetin tonë për shkak të vitaminave A dhe C, proteinave, yndyrave, kripërave minerale dhe përmbajtjes së lartë të hekurit. Hurma shërben për një sërë sëmundje si anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, gjëndrat teroide, dhimbjet e barkut si dhe në lehtësimin e lindjeve normale të grave shtatzënë.

Ato për organizmin janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave natyrorë dhe për punë të mirë të zorrëve. Sheqeri natyror, i cili gjendet në hurma, është alternativë e përsosur për sheqerin e zakonshëm. Ajo përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë.

Njëra nga sëmundjet që kuron fryti i hurmës është sëmundja e anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës si dhe diarresë kronike. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.

Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset, në gratë shtatzënë ajo ndihmon ne lindje normale dhe pa probleme. Hurma mund të përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat