Ja sa orë duhen që uji i ndenjur të bëhet i rrezikshëm për ne

Ushqime

Ja sa orë duhen që uji i ndenjur të bëhet i rrezikshëm për ne

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 23:24
ilustrim

Edhe nëse lini rubinetin e ujit pa e hapur për një ose disa ditë, uji fillon të marrë një shije jo të mirë. Disa supozojnë se kjo ndodh për shkak të mikroorganizmave. Këto të fundit, në temperaturën e dhomës fillojnë të shumohen me shpejtësi.

Një gllënkë mund të krijojë një mori mikrobesh, shtoji kësaj edhe pluhurin e ambientit. Por, nuk është kjo ajo që e bën me shije ujin e ndenjur dhe për këtë duhet të “falënderojmë” dioksidin e karbonit.

Pas një kohe prej 12 orësh, dioksidi i karbonit fillon të përzihet me ujin, duke ulur pH-në dhe duke i dhënë atij një shije jo të mirë.

Nuk është mirë që të ndani gotën tuaj të ujit me të tjerët, sepse mund të krijohen mikroorganizma të shumtë që nuk ju bëjnë mirë për shëndetin.

Po sipas tij, shishet plastike janë planifikuar të përdoren vetëm një herë dhe jo të rimbushen herë pas here. Ndaj, përpiquni të shmangni ujin e ndenjur, e aq më pak atë që gjendet në shishe plastike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat