Kujt do t'i shkonte mendja, ja çfarë ju shtyn të hani ushqim të yndyrshëm

Ushqime

Kujt do t'i shkonte mendja, ja çfarë ju shtyn të hani ushqim të yndyrshëm

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 07:11
Ilustrim

Personat e lodhur janë të prirë të konsumojnë ushqime me sasi më të madhe të yndyrës, kanë vërtetuar hulumtuesit nga Kolegji Mbretëror në Londër dhe nga Universiteti në Amsterdam.

Është vërtetuar se personat që nuk flenë mjaftueshëm për çdo ditë mesatarisht marrin 385 kalori më shumë sesa personat e tjerë, transmeton gazeta "Kosova Sot".

Në analizat e tyre ishin përdorur të dhëna nga 11 studime të hershme, ku kishin marrë pjesë rreth 172 të anketuar.

Pos se ata konsumojnë më shumë yndyrë, personat që kanë mungesë apo telashe me gjumin, konsumojnë edhe më pak proteina, e studimi ishte publikuar në revistën shkencore "European Journal of Clinical Nutrition".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat