Superushqimet për të cilat nuk keni dëgjuar kurrë

Ushqime

Superushqimet për të cilat nuk keni dëgjuar kurrë

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 00:23
ilustrim

Duke filluar nga frutat goji deri te peshku me yndyrnë, disa superushqime të tjera po pushtojnë raftet e supermarketeve.Ato cilësohen të tillë për shkak të vlerave të tyre ushqyese. Ja superushqimet për të cilat nuk keni dëgjuar kurrë:

Maka- njihet si adaptogjen, fjalë që përdoret për bimët që ndihmojnë për ekuilibrin, rikuperimin dhe mbrojten e trupit. Maka është një bimë që rritet në Peru dhe shitet në formë pudre. Rrënjët e saj shërbejnë për balancën e hormoneve, për të rritur energjinë, qëndrueshmërinë , një memorie të mirë dhe fokusin.

maca-powder

Reishi- Një kërpudhë barishtore e njohur për përfitime të mrekullueshme shëndetësore. Më së shumti konsumohet si çaj ose si pudër. Reishi përmirëson sistemin imunitar të organizmit, trajton ankthin, presionin e lartë të gjakut, pagjumësinë dhe astmën.

reishi-mushroom

Ghee – gjalp që është super i mirë për ju. Ai përmban yndyrna të shëndetshme që mund t’ju ndihmojnë të humbisni në peshë. Përfitime të tjera përfshinë uljen e rrezikut ndja kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

ghee-butter

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat