Erëzat, llojet dhe si t’i përdorim në kuzhinë

Ushqime

Erëzat, llojet dhe si t’i përdorim në kuzhinë

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 16:06
Ilustrim

Njësi për njësi, bimët dhe erëzat kanë më shumë antioksidues se secili ushqim i grupeve të tjera.

Bimët aromatike, ato që i shtojnë shijet çdo pjate… I konsumoni të freskëta apo të thara, në çdo rast kanë një aromë dhe shije fantastike.

Po ju prezantojmë bimët aromatike më të përdorshme dhe disa këshilla se si t’i përdorni për t’i bërë pjatat tuaj super të shijshme.

Kopra
Kopra është një bimë me aromë shumë të veçantë dhe delikate. Perfekte për të shoqëruar receta me bazë salmonin e freskët ose të tymosur. Është shumë e mirë dhe për turshitë.

Borziloku
Pestoja gjenoveze nuk do të ekzistonte pa borzilokun. Borziloku është një nga bimët aromatike me më shumë aromë që shtohet më së shumti në pjatat e ftohta apo sallatat.

Majdanozi
Kudo ta vësh, shkon për bukuri. Majdanozi i jep shije çdo pjate dhe është një nga bimët aromatike më të përhapura në botë.

Koriandri
Duket si majdanoz, por nuk është. Gjethet e freskëta, farat dhe rrënjët përdoren në receta pa fund etnike. Ka një aromë të fortë që shkon shumë mirë me peshkun, frutat e detit, orizin dhe pulën.

Manxurana
Ngjan me rigonin, por ka një aromë më të dallueshme dhe një shije më delikate. Është perfekte për pjatat vjeshtore si supat dhe shkon shumë me djathërat dhe arrat.

Menta
Një barishte aromatike e fortë që përshtatet shumë mirë me perimet dhe që “zbut” pjatat me yndyrë me ushqime të skuqura. Perfekte edhe në ëmbëlsira.

Rigoni
Perfekt për picat dhe tek domatet e freskëta në verë. Përshtatet mjaft mirë dhe me mishin. Provoni t’i shtoni në përzierje të ndryshme dhe t’i skuqni.

Trumza
Në shije të kujton paksa rozmarinën. Trumza gatuhet shumë mirë në mish dhe peshk, me bishtajoret dhe perimet dhe është perfekte për salcat shoqëruese.

Rozmarina Kjo bimë aromatike nuk mund të mungojë në peshkun apo mishin e gatuar në grilë dhe në disa receta për gatime në furrë si pulë me patate. Njësoj si majdanozi, shkon pothuajse me të gjitha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat