Ushqimet që iu zgjojnë epshin, të përdorura ndër shekuj

Ushqime

Ushqimet që iu zgjojnë epshin, të përdorura ndër shekuj

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 16:03
Ilustrim

Disa ushqime dhe aroma të tyre janë evidentuar shkencërisht se mund të shkaktojnë efekt më të fortë në trupin tonë sesa disa ushqime të zakonshme që konsumojmë çdo ditë. Më poshtë po ju rendis disa nga ushqimet e dashurisë që janë përdorur ndër shekuj.

Alkooli: ul ndrojtjen dhe rrit vetëbesimin. Gjithsesi, teprimi ka efekt të kundërt në një darkë romantike.

Shpargu: është përdorur dhe servirur dendur në shekullin XIX për shkak të reputacionit të tij si ushqim afrodiziak.

Banania: jo vetëm në sajë të formës së saj dhe përmbajtjes kremoze, por duke përmbajtur enzimën bromelain mendohet se mund të rrisë përformancën mashkullore.

Haviari: është i pasur ne zink, i cili stimulon prodhimin e testosteronit, duke mbajtur funksionin mashkullor.

Shampanja: është trajtuar si “pija e dashurisë”. Në doza të moderuara ul ndrojtjen dhe shkakton një zjarrm të këndshëm në trup.

Çokollata: relakson, përmirëson gjendjen psikologjike dhe stimulon dëshirën për afrimitet fizik. Çokollata ka qenë e ndaluar nëpër manastire shekuj më parë.

Fiqtë: të korrat sezonale janë festuar nga grekët e lashtë

Xhinseng: rrit dëshirën për afrimitet fizik

Parfumi: të krijuar nga aroma ushqimesh, si: bajamja, vanilja dhe herba të tjera, vepron si një feromon për të komunikuar emocione nëpërmjet nuhatjes.

Radhiqet: janë përdorur si ushqim afrodiziak nga faraonët për shkak të shijes së tyre pikante.

Guackat: disa guacka në mënyrë të përsëritur ndryshojnë gjininë e tyre duke kaluar nga mashkull në femer dhe mbrapsht duke dhënë shkas për pretendimet se këto ushqime mund të japin provën e ndjesisë së dashurise nga këndi si i një mashkulli, ashtu dhe i një femre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat