Këto janë efektet e çajit në shëndet

Ushqime

Këto janë efektet e çajit në shëndet

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 08:53
Ilustrim

Në vende të ndryshme të botës, çaji është pija më e zakonshme pas ujit , sipas hulumtimeve të specialistëve të shëndetit.

Çaji dhe mbijetesa - Sipas specialistëve të shëndetit, çaji luan rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut e në mbijetesën nga lloje të ndryshme të sëmundjeve. Kjo për shkak se llojet e ndryshme të çajave përbëhen nga komponentë, të cilët janë të rëndësishëm mbi të gjitha tek personat të cilët kanë mangësi apo tepricë hekuri.

Çaji dhe truri juaj - Përbërësit e çajit  mund të rrisin aktivitetin e trurit. Në një rishikim sistematik nga specialistët e shëndetit  të efekteve të çajit në humor dhe funksionin  kognitiv, u vu re se përbërësit e çajit kanë  treguar se rrisin vigjilencën dhe saktësinë.

Çaji dhe diabeti - Hulumtimet e specialistëve të shëndetit  bëjnë me dije se në mesin e atyre që pinë tre deri në katër ose më shumë gota çaj në ditë janë rrezikuar 16% më pak për  zhvillimin e diabetit tip 2, në krahasim me ata të cilët zakonisht pinë vetëm një ose asnjë gotë çaji.

Çaji dhe sëmundjet e zemrës  - Për sa i përket një tjetër komplikacioni në shëndet, siç  është ai që lidhet më zemrën, sipas specialistëve të shëndetit çaji i  gjelbër dhe çaj i zi ulin ndjeshëm presionin e gjakut. Kjo ndodh për arsye se këto lloj çajrash ulin nivelin e  kolesterolit në gjak.

Çaji dhe humbja në peshë - Ka pasur shumë interes për çajin në lidhje me ndihmën e të humburit në peshë. “Çaji jeshil mund të përmirësojë rregulloren e peshës trupore. “-shprehen specialistët e shëndetit.

“Konsumoni sa më shumë filxhanë çaj në ditë, në mënyrë që të shmangni shumë lloje sëmundjesh e të jetoni sa më gjatë .”-këshillojnë specialistët e shëndetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat