Vaji që bën mrekulli

Ushqime

Vaji që bën mrekulli

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 08:04
Ilustrim

Vaji i arrës së kokosit ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut si në profilaksi, ashtu edhe në kurimin e mjaft sëmundjeve, veçanërisht për lëkurën. Tashmë nga mjekësia moderne ajo konsiderohet si “vaji që bën mrekullitë”.

Vaji i arrës së kokosit është një antioksidant i fuqishëm, duke mbrojtur organizmin nga radikalet e lira, të cilat shkaktojnë plakje dhe degradim të organizmit në përgjithësi.

Vlerat terapeutike:

Redukton peshën trupore dhe shkrin yndyrat;

Përmirëson metabolizmin;

Forcon sistemin imunitar;

Vret Viruset që shkaktojne grip, herpes, hepatit C, SARS, SIDA, fruth, etj;

Vret mikrobet që shkaktojne ulcera, acarime fyti, acarime në rrugët urinare, sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe kavitete, pneumoni, gonorre, etj;

Parandalon diabetin nëpërmjet stabilizimit të sheqerit në gjak, përmirësimit të sekretimit të insulinës dhe funksionimit të glukozës;

Parandalon osteoporozën. Vaji i arrës së kokosit përmirëson përvetësimin e kalciumit dhe magnezit, të cilat janë minerale mjaft të rëndësishme për dhëmbë dhe kocka më të forta. Për këtë arsye, vaji i kokosit është shumë i dobishëm për gratë që vuajnë nga osteoporoza pas moshës së mesme;

Parandalon kolitin dhe ulcerën e stomakut;

Qetëson acarimet dhe lehtëson dhimbjet e hemorroideve;

Parandalon tumoret e gjirit, kolonës dhe tumoret e tjera;

Redukton kolesterolin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës;

Jep energji të shtuar dhe e mbron trupin nga lodhja dhe këputja. E mban organizmin gjithmonë të tonifikuar dhe ruan e shton masën muskulore;

Mbron veshkat dhe fshikëzën e urinës nga sëmundjet si dhe shkrin gurët në veshka;

Mbron dhe fuqizon aktivitetin e mëlçisë. Vaji i arrës së kokosit redukton ngarkesën e punës së mëlçisë dhe gjithashtu parandalon akumulimin e yndyrnave;

Çliron stresin dhe çlodh trurin;

Kuron epistaksin (gjakrrjedhjen nga hundët);

Kuron çrregullimet menstruale;

Kuron migrenën;

Lufton astmën tek fëmijët;

Përmirëson laktacionin tek nënat me fëmijë në gji;

Lufton autizmin;

Përmirëson qarkullimin e gjakut;

Kuron refluksin ezofageal;

Është analgjezik për dhimbjet e shpinës;

Kuron artritet dhe sëmundjet reumatizmale;

Vaji i arrës së kokosit nuk ka asnjë efekt anësor.

Për rënien nga pesha

Vaji i arrës së kokosit është dobiprurës dhe konsumimi i tij është një nga metodat e efektshme për të rënë në peshë. E veçanta e vajit të arrës së kokosit është se ka shume pak kalori, është lehtësisht i tretshëm nga organizmi dhe nuk depozitohet në trup në formën e indeve dhjamore.

Vaji i arrës së kokosit ka veprim të trefishtë në organizmin e njeriut për sa i përket rënies në peshë: së pari, ai përmban me shumicë acide yndyrore të pangopura, të cilat rrisin shkallën e metabolizmit të organizmit nëpërmjet rritjes së funksionalitetit të sistemit endokrin, duke lehtësuar mjaft punën e pankreasit. Në këtë mënyrë, organizmi ynë humbet më shumë kalori gjatë aktivitetit të tij, duke bërë që të shkrihen yndyrat.

Së dyti, vaji i arrës së kokosit përmirëson mjaft tretjen, nëpërmjet përvetësimit më të mirë nga organizmi i vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera ushqyese. Yndyrnat e pangopura të këtij vaji kanë cilësi anti-bakteriale, të cilat ndihmojnë stomakun dhe zorrët të mbrohen nga parazitët e kërpudhat, të cilat shkaktojnë tretje të ngadaltë dhe çrregullime të tjera në traktin tretës.

Së treti, ai redukton oreksin duke bërë që personat, të cilën e konsumojnë këtë përpara ushqimit, të hanë më pak.

Përdorimi:

Për reduktimin e peshës, rekomandohet konsumimi i 1 luge gjelle gjysmë ore përpara ushqimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat