Ja pse nuk duhet t’i konsumoni patatet

Ushqime

Ja pse nuk duhet t’i konsumoni patatet

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 16:31
Ilustrim

Ekspertët kanë zbuluar së ngrënia e patateve 4 herë në jave, shkakton rritjen e presionit të lartë gjakut. Pavarësisht mënyrës se si e konsumoni atë, purë, të pjekura apo të ziera është e lidhur me një rrezik të lartë për shëndetin tonë. Patatet e skuqura kanë rrezikshmëri akoma me të lartë së sa mënyrat e tjera të gatimit të saj.

Kjo për shkak se patatet e skuqura përmbajnë më shumë yndyrë nga procesi i tiganisjes, i cili çon në probleme të shumta shëndetësorë.

Studiuesit e Shkollës së Harvard mendojnë se çdo mënyrë gatimi të patates, shton rrezikun e presionit të lartë të gjakut. Ata dyshojnë se shkaku është prania e lartë e niseshtesë në patate.

Studiuesit e Harvard thonë se karbohidratet e niseshtesë, të cilat gjenden tek patatet, shndërrohen në sheqer brenda trupit. Ky fakt sjell rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Ata shtojnë gjithashtu se me kalimin e kohës, gjendja shëndetësore bëhet akoma më e rënde, duke vënë në rrezik jetën.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat