Ja çfarë duhet të bëni para se të hani mëngjes

Ushqime

Ja çfarë duhet të bëni para se të hani mëngjes

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 23:49
ilustrim

Ekzistojnë disa gjëra të cilat duhet ti shndërroni në shprehi secilin mëngjes, nëse dëshironi që të fitoni energji.

Nëse vazhdimisht praktikoni disa gjëra të cilat do ua sjellim më poshtë, atëherë do ti ndihmoni vetës suaj të përqendroheni dhe të jeni gati për një ditë pune të ngarkuar.     

Zgjohu herët

Bëj ushtrime

30 minuta ushtrime të moderuara në ditë janë të barasvlershme me dy orë e gjysmë produktivitet pas një pune 8-orësh. Nëse bëni ushtrime do ta ndiesh vetën më produktive.

Rishiko gjërat më të rëndësishme

Mjaftojnë 10 minuta për të vendosur gjërat më të rëndësishme që do të arrish gjatë orëve të ardhshme. Ky është një kontroll i thjeshtë që bën me veten, edhe për të rikujtuar çfarë ke prioritet në këtë ditë. Mbaji në mendje dhe përpiqu t’i realizosh sipas parashikimeve.

Bëj një listë me gjërat që nuk duhet të bësh

Kushdo ka një listë me disa zakone, nga të cilat do të heqë dorë. Gjithsesi, çfarëdo që të përmbajë lista me gjërat që nuk duhet t’i bëni, është mirë t’i shkruash dhe pastaj ta rishikosh çdo mëngjes.

Medito

Gjej 5 apo 10 minuta në ditë për të marrë frymë, relaksohu dhe përqendrohu në gjërat më të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat