Këto ushqime nuk prishen kurrë – ja lista

Ushqime

Këto ushqime nuk prishen kurrë – ja lista

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 07:58
Ilustrim

Edhe pse mund të duket e çuditshme, ka disa produkte ushqimore që nuk skadojnë kurrë. Kemi gjetur së paku gjashtë të tillë, që mund të blihen pa kontrolluar datën e skadencës.

E para është kripa: nëse në enën e saj vëmë dhe disa kokrra oriz, do qëndrojë shumë e shumë kohë pa u bërë e lagësht. 

Po kështu edhe mielli i misrit: por duhet të ruhet në një vend të thatë dhe në një enë të mbyllur mirë.

Edhe pijet alkoolike nuk kanë datë skadence. Ndaj mos kini frikë që shishja e konjakut të shtrenjtë që hapni një mbrëmje kur vjen një mysafir mund të mos presë të tjerë miq: mjafton që shishet e alkoolit t’i mbani larg dritës së diellit dhe ato nuk i gjen asgjë.

Kafeja e çastit dhe shurupi i panjës mund të rezistojnë për vite me radhë nëse i fusni në ngrirje. 

Dhe në fund mjalti: nëse ndodh që të kristalizohet futeni në banjëmari për disa minuta dhe do bëhet si i sapoblerë.Tani nuk ju mbetet gjë tjetër veçse t’i provoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat