Cilat janë efektet kuruese të specit djegës

Ushqime

Cilat janë efektet kuruese të specit djegës

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 13:57
Ilustrim

Të gjithë specat janë një burim i mirë i vitaminave A, C dhe K. Të gjitha llojet e specave janë të pasura me këto vitamina, por specat e kuq janë ata që përmbajnë sasi më të madhe të tyre. Ja çfarë përfitimesh keni nga speci i kuq djegës

Lufton kancerin: Capsaicina eliminon qelizat kancerogjene, sidomos ato te prostatës. Studiuesit thonë se, nëse meshkujt konsumojnë pilula capsaicin-e parandalojnë ndjeshëm kancerin e prostatës.

Lehtëson dhimbjet: Një cilësi e njohur kohet e fundit e capsaicin-es është ajo për trajtimin e dhimbjeve osteoporoze. Speci djegës gjithashtu mund

te ndihmoje ne lehtësimin e dhimbjeve te shkaktuara nga Diabeti Nevropatik. Capsaicin-a është e njohur edhe për te penguar prodhimin e substancave P, një Neuropeptid qe është transmetuesi kryesor i dhimbjes në tru. “Substanca P” mund te shkaktojë ënjtjen e fijeve nervore, që mund të rezultojnë në dhimbje koke dhe simptoma të tjera, shkruan Living. Capsaicin-a ka vetitë e saj antibakteriale që luftojnë dhe parandalojnë infeksionet kronike të sinusit. Për shkak se është aq djegëse, gjithashtu ndihmon për të stimuluar sekrecionet që ndihmojnë mukusin në hundë, duke liruar dhe kanalet e hundës. Ky fitokimikat mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të lidhura me alergjitë.

Lufton inflamacionin: Capsaicin-a është një përbërës i fuqishëm antiinflamator. Ajo po shikohet si një trajtim i mundshëm për artritin dhe psoriazën.

Lehtëson sëmundjet e aparatit tretës: Capsaicin-a mund te çojë në gjetjen e një kure për sëmundjet inflamatore të zorrëve (IBD). Substanca mund të ndihmojë gjithashtu për të eliminuar bakteret, si H.pylori, dhe mund të ndihmojë parandalimin e ulcerës në stomak.

Ndihmon në rënien në peshë: Capsaicin-a eshte një përbërës termogjenik, që do të thotë se ajo nxit metabolizmin. Kjo, nga ana tjetër, ndihmon për të djegur kaloritë dhe yndyrën. Shumë suplemente dhe tableta “yndyrëdjegëse” qe shiten ne treg përmbajnë capsaicin-e, si një substancë që mund të rrisë në mënyrë të konsiderueshme aktivitetin e metabolizmit për me shume se 20 minuta pas ngrënies.

Mbron zemrën: Capsaicin-a mund te ndihmojë për të mbrojtur zemrën duke ulur kolesterolin, trigliceridet dhe problemet e mpiksjes se gjakut. Vendet qe përdorin speca djegës në ushqimet e tyre kanë shkallë dukshëm më të ulët të sulmeve të zemrës dhe goditjeve në tru, se sa kulturat e tjera që nuk i përdorin ushqimet pikante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat