Ushqimet që nuk janë të sigurta për beben tuaj

Ushqime

Ushqimet që nuk janë të sigurta për beben tuaj

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 00:12
Ilustrim

Ushqimet që nuk janë të sigurta për beben tuaj.

Me rritjen e bebes, ai do të jetë kureshtar të provojë nga ushqimi në pjatën tuaj dhe juve do të jeni të gatshme për t’ia ofruar fëmijës këto ushqime në dietën e tij. Por, jo të gjitha ushqimet janë të sigurta për beben tuaj. Disa përbëjnë rrezik që ai të mbytet, dhe disa të tjera nuk janë të mira për sistemin tretës të bebit i cili është akoma i pazhvilluar mirë.

Ushqimet që duhet të shmangen: Nga lindja deri në 4-6 muajsh.

Të gjitha ushqimet dhe pijet përveç qumështit të gjirit ose formulës. AAP (Akademia Amerikane e Pediatrisë) rekomandon ushqyerjen e bebes me gji ose formulë të paktën 4-6 muaj.

Ushqimet që duhet të shmangen: Nga 4-12 muajsh.

Mjalti: Mjalti mund të strehojë spore të botulinum Clostridium, e cila shkakton botulizëm. Traktet e zorrëve të një të rrituri mund të parandalojnë rritjen e këtyre sporeve, por në një fëmijë sporet mund të rriten dhe të prodhojnë toksina të rrezikshme për jetën.

Qumësht soje dhe qumështi i lopës: Ushqeni fëmijën me qumështin e gjirit apo formulë deri në ditëlindjen e parë të fëmijës suaj. Përse? Fëmija juaj nuk mund të tresë proteinat që ndodhen në qumështin e sojës dhe qumështin e lopës për vitin e parë të jetës.Ato nuk kanë të gjitha vlerat ushqyese për të cilat ai ka nevojë, dhe ato përmbajnë minerale në sasi të tillë që mund të dëmtojnë veshkat e bebes.

Kikiriku dhe gjalpi i kikirikut. Kikiriku njihet si një ushqim që ka shumë alergenë të fortë dhe nëse ju ia jepni fëmijës tuaj përpara moshës së duhur këtë ushqim rrezikoni t’i shkaktoni atij një alergji të fuqishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat