Ushqimet që duhet t’i evitojmë nga konsumimi i tepërt

Ushqime

Ushqimet që duhet t’i evitojmë nga konsumimi i tepërt

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 12:41
Ilustrim

Në tryezën tonë janë plot ushqime me të cilat ne duhet të tregojmë më shumë kujdes në konsumimin e tyre, për të pasur një jetë të shëndetshme.

Salca e domates është e njohur si burim i mirë për likopene, një lëndë ushqyese thelbësore, por kini kujdes kur është e konservuar. Të gjitha ushqimet e konservuara përmbajnë kimikate të dëmshme si BPA, por kjo është veçanërisht shqetësuese në domate.

Rishikoni kaloritë që merrni te sanduiçi. Sallam, proshutë, rosto viçi dhe mish e ushqime të tjera janë të cilësisë së dobët, e mbushur me natrium, e bërë nga kafshët e ngopura me hormonet dhe antibiotikët, e mbushur me nitrate. Gjithashtu ushqimet e shpejta mund të përmbajnë aromatizues kimikë dhe ngjyra.

Ndryshe nga gjalpi, i cili është bërë nga produktet shtazore, margarina është krijuar nga vaj perimesh. Procesi i saj prodhues rrit inflamacionin duke dëmtuar qelizat e enëve tuaja të gjakut, rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, kanceri, shtim në peshë dhe rrit kolesterolin e keq.

Sheqernat artificiale janë aq shumë të ëmbël-nganjëherë 200 herë më shumë se sa sheqeri i tavolinës sa që truri fillon të vdesë për ushqime të ëmbla. Hulumtimet thonë se ato shkaktojnë kancer dhe programe neurologjike, por shkenca e ka konfirmuar se ata nxisin shtim në peshë dhe kontribuojnë për të rritur oreksin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat