Ja cilat janë ushqimet e bukurisë

Ushqime

Ja cilat janë ushqimet e bukurisë

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 10:30
Ilustrim

Ekzistojnë ushqime, të cilat në kushte të shtëpisë, shërbejnë edhe si produkte kozmetike. Idetë e këtij përdorimi alternativ janë pothuajse aq të shumta sa edhe vetë recetat e kuzhinës, por ne kemi zgjedhur kriterin ekonomik dhe ekologjik për të krijuar një listë me propozime.

Ja 20 ushqimet kryesore:

Ananasi: Ky frut tropikal është i mbushur më enzima. Nëse e përdorim si pastrues do të prodhojë efektet e një dëlirësie kimike dhe fizike ndaj lëkurës sonë, që do ngjajë si prej bebeje.

Avokadoja: Tuli i lëngshëm i këtij fruti, i pasur me yndyra bimore, është i përsosur për të hidratuar lëkurën dhe për të shëruar acarimet e shkaktuara nga ekzema dhe aknet. Me të mund të bëhen plot maska.

Tërshëra (thekët): Është një përbërës i zgjedhur për një maskë fytyre sepse ka aftësi qetësuese, shumë e dobishme në rastet e djegies.

Bananja: E mbushur me silikon dhe kalium, i bën mjaft mirë lëkurës dhe flokëve. E përdorim në maskë.

Soda e bukës: E përzier me një locion të butë pastrues, do shfaqë vetitë e saj antibakteriale mbi lëkurën.

Birra: Ka veti kuruese për flokët, por jo vetëm kaq. Ajo ndreq dhe bën të shkëlqejnë fibrat kapilare. E përdorim në maska, ose për të shpëlarë larjen me shampo.

Qitroja: Mund të ndihmojë për të zbutur floknajën, sidomos nëse është e dëmtuar nga dielli,  por e shoqërojmë gjithnjë me një vaj, mbrojtës nëse e mundur, sepse përndryshe do t’i bëjmë flokët të vuajnë!

Vaji i kokosit: Ja një vaj kapilar i shkëlqyer, 100% natyror. E aplikojmë në majat e flokëve dhe/ ose mbas larjes së flokëve pasi e ngrohim me pëllëmbët e duarve.

Kafja: E përzier me pak vaj, mund të shërbejë për një pastrim natyral tepër të mirë (po aq mirë sa kripa dhe sheqeri). Do ishte më e përshtatshme për trupin, pasi kafeina ndihmon për të drenazhuar ujin.

Kastraveci: Është  hidratues perfekt me veti shumë të mira. Fetat mund të vendosen edhe mbi  lëkurë për t’i dhuruar shkëlqim.

Panxhari: Tepër i dobishëm për të sajuar një të kuq buzësh të përmbajtur  falë pigmentit të kuq të tij aq të dendur duke e aplikuar me një top pambuku.

Luleshtrydhet: Na dhurojnë buzëqeshjen, dhe mund ta bëjnë edhe më të bardhë. Iu hidhet pakëz sodë buke dhe fërkohen dhëmbët me të, por jo çdo ditë.

Qumështi: T’i shtojmë një tas me qumësht pluhur ujit me të cilin lahemi! Do të na e bëjë lëkurën si të bebeve ngaqë qumështi është hidratues dhe acidi laktik që përmban, ka veti ushqyese.

Mjalti: Është shumë i mirë për shenjat që mbeten pas dëmtimeve, e përdorim për puçrrat, të çarat e lëkurës, djegiet, përfshirë dhe djegiet nga dielli.

Veza (e bardha): Proteinat dhe yndyrat që përmban janë veçanërisht të mira për ta hidratuar dhe ndrequr fibrën kapilare në thellësi.

Rrushi: Është një përbërës i mirë për një kujdes natyral të duarve, sidomos lëvoret, që aplikohen si një masazh para shpëlarjes.

Çaji: Mund të përdoret si shpëlarës për flokët për të gjallëruar reflekset e bojës, të qarta a të errëta, në varësi të çajit të zgjedhur.

Domatja: E pasur me vitamina dhe antioksidantë, domatja mund të ndihmojë në ekuilibrimin e yndyrës. Mund të kalohet një fetë mbi fytyrë (ose mbi zonën T) si pastrues njollash.

Uthulla: Ky antiseptik natyror mund të ndihmojë në qetësimin e një pickimi insekti ose edhe për të hequr njollat kryeneçe në dhëmbë.

Kosi (natyror): Acidi laktik që gjendet në kos mund të veprojë si një balsam lëkure. Përdoret si një pastrues i butë ose si maskë, ngaqë ka efekt hidratues dhe qetësues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat