Tetë ushqimet që ju mbajnë në formë

Ushqime

Tetë ushqimet që ju mbajnë në formë

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 13:20
Ilustrim

Shpesh keni dëgjuar për ushqimet e shëndetshme, që ndihmojnë me procesin e plakjes apo parandalojnë sëmundje të ndryshme.

Mirëpo jo vetëm këto benefite janë tek këto ushqime.

Shumica prej tyre ndihmojnë me humbjen në peshë, dhe ju mbajnë në formë.

Më poshtë ju sjellim tetë ushqimet që ju ndihmojnë të qëndroni fit.

Fasulet e zeza

Fazulet e zeza përmbajnë proteina pa yndyrërat e panevojshme si mishi i kuq.

Tërshëra

Tërshëra është e pasur me fibra dhe ju bën t’i ndiheni të mbushur gjatë dites.

Avokado

Avokadoja përmban acid oleik që ndohmon trupin tuaj ta qetësoj urinë.

Peshku Salmon

Përmes ushqimit me salmon ju merrni proteinat pa yndyrërat që janë të dëmshme.

Orizi ngjyrë kafe

Ky oriz është më i shëndetshëm se ai i bardhi dhe përmban karbohidrate që rregullojnë metabolizmin dhe ndihmojnë me shkrirjen e dhjamit.

Vera

Shumiva e personave që konsumojnë verë në vend të pijeve alkoolike tjera kanë belin më të ngushtë dhe nuk kanë barkun e fryrë. Një gotë verë ndihmon djegjen e kalorive për 90 minuta.

Bajamet

Sipas disa studimeve personat që janë ushqyer me bajame gjatë dietës së tyre kanë humbur më shumë peshë se ata që nuk kanë përdorë atë.

Patate

Patatet kanë prezencë të lartë të karbohidrateve mirëpo të mbajnë të mbushur tre herë më shumë se sa një copë e bukës së bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat