Kujdes: Asnjëherë mos i hani këto ushqime gjatë shtatzënisë

Ushqime

Kujdes: Asnjëherë mos i hani këto ushqime gjatë shtatzënisë

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 14:47
Ilustrim

Shtatzënia është një nga periudhat më vitale dhe më delikate në jetën e gruas.

Megjithatë, është më e rëndësishme se kurrë që në këtë periudhë të ushqeheni shëndetshëm.

Kjo do të thotë të tregoni vëmendje se çfarë hani dhe të siguroheni të mënjanoni ushqimet dhe pijet e dëmshme. Ushqime të caktuara duhet të konsumohen rrallë, ndërsa të tjerë duhet të mënjanohen krejtësisht.

11 ushqime dhe pije që duhet të mënjanohen ose të minimizohen gjatë shtatzënisë.

Peshk me nivel të lartë merkuri

Merkuri është një element shumë toksik. Nuk dihet niveli i sigurt i ekspozimit të nivelit toksik dhe më zakonshëm gjendet në ujë të ndotur.  Merkuri në sasi të larta, mund të jetë toksik për sistemin nervor, sistemin imunitar dhe veshkat. Peshqit e mëdhenj që jetojnë në oqeane apo detra me ujë të ndotur, mund të grumbullojnë sasi të larta të merkurit. Gratë shtatzëna këshillohet të kufizojnë konsumin e peshkut me sasi të lartë merkuri jo më shumë se 1-2 procione në muaj. Peshq me sasi të lartë të merkurit përfshijnë disa lloje peshqish, si:  peshkaqen, peshk shpatë,skumbri, peshk ton. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se jo të gjithë peshqit kanë sasi të larta të merkurit. Konsumimi i peshkut me sasi të të ulët të merkurit gjatë shtatzënisë është shumë i shëndetshëm dhe këta peshq mund të hahen deri në dy herë në javë. Peshqit kanë acide yndyrore omega-3, të cilat janë të rëndësishme për fëmijën.

Përfundimi: Gratë shtatzëna nuk duhet të hanë peshk me përqindje të lartë merkuri më shumë se 1-2 herë në muaj.

Peshku i papërpunuar ose i pagatuar sa duhet

Peshq të papërpunuar apo jo të gatuar aq sa duhet, sidomos butakët, mund të shkaktojnë disa infeksione. Këto përfshijnë: norovirus, vibrio, salmonellën, listerian dhe parazitë. Disa nga këta infeksione ndikojnë vetëm nënën, duke e lënë atë të dehidratuar dhe të dobët. Infeksione të tjera mund të kalojnë te fëmija i palindur, me pasoja të rënda apo edhe fatale. Gratë shtatzëna janë veçanërisht të ndjeshme ndaj infeksioneve listeria. Në fakt, gratë shtatzëna kanë deri në 20 herë më shumë gjasa të infektohen nga listeria në krahasim me popullatën e përgjithshme. Këto baktere mund të gjenden në tokë, ujë ose bimë të ndotura. Peshqit e papërpunuar mund të infektohen gjatë përpunimit, duke përfshirë edhe pirjen e duhanit ose tharjen. Listeria mund të kalojë te një foshnjë e palindur nëpër placentë, edhe në qoftë se nëna nuk është duke treguar shenja të sëmundjes. Kjo mund të çojë në lindje të parakohshme, abort, lindje të fëmijës së vdekur dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore. Prandaj, gratë shtatzëna këshillohet të shmangin ngrënien e peshqve dhe produkteve të detit të papërpunuar, duke përfshirë edhe disa lloje sushi.

Mishi i (pa)përpunuar i gatuar jo aq sa duhet

Të hani mish të papërpunuar apo jo të gatuar mirë rrit rrezikun për infeksion nga shumë baktere ose parazitë, duke përfshirë toksoplazmën, E. coli-n, listeria-n dhe salmonellën.  Bakteret mund të kërcënojnë shëndetin e foshnjës së palindur, duke çuar edhe në lindjes të saj të vdekur ose disa sëmundje neurologjike të rënda, duke përfshirë prapambetje mendore, verbëri dhe epilepsi. Ndërsa shumë baktere janë gjetur në sipërfaqe të copave të mishit, të tjerë baktere mund të shtrihen në fibrat e muskujve të mishit. Disa pjesë të prera të mishit, si filetot, kundërfiletat ose copat e mishit nga ana e jashtme e brinjëve të mishit të lopës, viçit apo qengjit mund të jenë të sigurta të konsumohen edhe kur nuk është gatuar i gjithë mishi.  Megjithatë, kjo vetëm për aq kohë sa copa e mishit është e plotë dhe e gatuar plotësisht në pjesën e jashtme. Mishi i prerë, duke përfshirë mishin për byrek, hamburgera, mishin e grirë, mishin e derrit dhe të shpendëve, kurrë nuk duhen të konsumohen të papërpunuar ose pak të gatuar. Hot dogët dhe mishi që konsumojmë me ushqime të tjera janë gjithashtu shqetësues. Këta lloje të mishit mund të infektohen me bakterie të ndryshme gjatë përpunimit ose ruajtjes. Gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë produkte të përpunuara të mishit.

Vezët e gjalla

Vezët e gjalla mund të jenë të infektuara me salmonella.  Simptomat e infeksioneve nga salmonella zakonisht përjetohen vetëm nga nëna. Ato përfshijnë ethe, të vjella, dhimbje stomaku dhe diarre. Megjithatë, në raste të rralla, infeksioni mund të shkaktojë dhimbje dhe shtrëngime në mitrës, duke çuar në lindje të parakohshme ose në lindje të fëmijës së vdekur. Ushqime që zakonisht përmbajnë vezë të papërpunuara përfshijnë: vezët e fërguara lehtë, vezët e ziera pa lëvozhgë, salca holandeze, majoneza e përgatitur në shtëpi, salcat e sallatave, akulloret e bëra në shtëpi, kremi i ëmbëlsirave. Shumica e produkteve komerciale që përmbajnë vezë të papërpunuara janë bërë me vezë të pasterizuara dhe janë të sigurta për t’u konsumuar. Megjithatë, ju duhet të lexoni etiketën për t’u siguruar. Gratë shtatzëna duhet t’i gatuajnë vezët tërësisht ose të përdorin vezë të pasterizuara.

Mishi i organeve

Mishi i organeve është një burim i madh i disa ushqyesve, duke përfshirë: hekur, vitaminë B12, vitaminë A dhe bakër, të cilët janë të mirë për një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj. Megjithatë, të hani shumë nga ky lloj mishi, i cili përmban vitaminë A, nuk është i rekomanduar gjatë shtatzënisë. Mund të shkaktojë toksicitet nga vitamina A, si dhe nivele jashtëzakonisht të larta të bakrit, që mund të rezultojnë në defekte të lindjes dhe toksicitet të mëlçisë. Prandaj, gratë shtatzëna nuk duhet të hanë mish të organeve më shpesh se një herë në javë.

Kafeina

Kafeina është substanca më e përdorur psikoaktive në botë dhe gjendet kryesisht në kafe, çaj, pije të buta dhe kakao. Gratë shtatzëna këshillohen në përgjithësi që të kufizojnë marrjen e kafeinës në më pak se 200 mg në ditë ose rreth 2-3 gota kafe. Kafeina absorbohet shumë shpejt dhe kalon me lehtësi në placentë dhe fetus. Për shkak se foshnjat e palindura dhe placentat e tyre nuk kanë enzimën kryesore të nevojshme për të metabolizuar kafeinën, ajo mund të arrijë nivele të larta. Konsumi i madh i kafeinës gjatë shtatzënisë ka treguar se kufizon rritjen e fetusit dhe rrit rrezikun për lindje të foshnjave në peshë të ulët. Pesha e ulët në lindje (më pak se 2.5 kg), është e lidhur me rritje të rrezikut të vdekjes foshnjore dhe me rrezik të lartë të sëmundjeve kronike në moshën e rritur, të tilla si diabeti i tipit 2 dhe sëmundje të zemrës.

Lakrat e papërpunuara

Lakrat e pagatuara apo të papërpunuara, duke përfshirë disa lloje mund të jenë të kontaminuara me Salmonella. Ndryshe nga shumica e perimeve të tjera, këto baktere mund të vendosen në farat e lakrës, që do të thotë se është gati e pamundur që të largohen përmes larjes. Për këtë arsye, gratë shtatzëna këshillohen të shmangin krejtësisht lakrën e papërpunuar. Megjithatë, lakrat janë të sigurta për t’u konsumuar, pasi janë gatuar.

Prodhimet e palara

Sipërfaqja e palarë e perimeve dhe frutave të paqëruara mund të përmbajë disa baktere dhe parasite, duke përfshirë toksoplazmën, e. coli-n, salmonellën dhe listerian, të cilat mund të jenë marrë nga toka ose nëpërmjet trajtimit. Ndotja në fakt mund të ndodhë në çdo kohë gjatë prodhimit, korrjes, përpunimit, ruajtjes, transportimin ose shitjes. Bakteret mund të dëmtojnë edhe nënën dhe fëmijën e saj të palindur. Një parazit shumë i rrezikshëm që mund të gjendet në fruta dhe perime është toksoplazma. Shumica e njerëzve që marrin toksplazmozë nuk kanë simptoma, ndërsa të tjerët mund të ndjehen sikur kanë grip që zgjat për një muaj ose më shumë. Shumica e foshnjave, të cilët janë të infektuar me toksoplazmë ndërsa janë ende në barkun e nënës nuk kanë asnjë simptomë në lindje. Megjithatë, simptoma të tilla, si: verbëri apo aftësi të kufizuara intelektuale mund të zhvillohen më vonë në jetë. Për më tepër, një përqindje e vogël e të porsalindurve të infektuar kanë që në lindje dëme serioze në sy ose në tru. Gjatës kohës që jeni shtatzënë, është shumë e rëndësishme të minimizoni rrezikun e infektimit duke larë dhe shpëlarë mirë lëkurën e frutave dhe perimeve apo duke i gatuar ato.

Qumështi, djathi dhe lëngu i frutave të papasterizuar

Qumështi i papërpunuar dhe djathi jo i pasterizuar mund të përmbajnë një grup bakteresh të dëmshme, duke përfshirë listerian, salmonella-n, e. coli-n dhe kampilobakter. E njëjta gjë vlen edhe për lëngjet e papasterizuar të frutave, që janë gjithashtu të prirur për infeksione bakteriale. Këto infeksione mund të kenë pasoja të rrezikshme për jetën për foshnjet e palindura. Bakteret mund të jenë natyrale apo të shkaktuara nga ndotja gjatë mbledhjes ose ruajtjes së prodhimeve. Pasterizimi është mënyra më efektive për të mbytur çdo bakter të dëmshëm, pa ndryshuar vlerën ushqyese të produkteve. Për të minimizuar rrezikun e infeksioneve, gratë shtatzëna këshillohen që të konsumojnë vetëm qumësht, djathë dhe lëng frutash të pasterizuar.

Alkooli

Gratë shtatzëna këshillohen të shmangin plotësisht pirjen e alkoolit, pasi pirja e tij rrit rrezikun e abortit dhe lindjeve të foshnjave të vdekura. Edhe një sasi e vogël alkooli mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijës. Ai gjithashtu mund të shkaktojë sindromën e alkoolit të fetusit. Ky sindrom përfshin deformime të fytyrës, defekte të zemrës dhe prapambetje mendore. Nuk dihet se deri në ç’masë konsumi i alkoolit mund të jetë i sigurt gjatë shtatzënisë, ndaj rekomandohet të shmanget krejtësisht.

Ushqimet e përpunuara

Shtatzënia është kohë e rritjes së shpejtë. Trupi juaj ka nevojë për sasi më të mëdha të shumë ushqyesve thelbësorë, duke përfshirë proteina, folate dhe hekur. Megjithatë, edhe pse thuhet se  “hani për dy”, ju nuk keni nevojë për të marrë kalori të dyfisht. Në fakt, duhet të merrni vetëm rreth 350-500 kalori shtesë në ditë gjatë trimesterave të dytë dhe të tretë. Një dietë optimale e shtatzënisë duhet të përbëhet kryesisht nga ushqime të plota, me shumë ushqyes për të përmbushur nevojat e nënës dhe të fëmijës në rritje. Ushqimet e përpunuara, përgjithësisht kanë përqindje të ulët të ushqyesve dhe shumë kalori, sheqer dhe yndyrna të shtuara. Për më tepër, sheqeri shihet si shkak për rrezikun e zhvillimit të disa sëmundjeve, duke përfshirë edhe diabetin e tipit 2 dhe sëmundje të zemrës. Dhe, edhe pse pak shtim në peshë është i nevojshëm gjatë shtatzënisë, shtimi i tepërt në peshë lidhet me shumë komplikime dhe sëmundje. Këto përfshijnë një rrezik në rritje të diabetit të shtatzënisë dhe shtatzëni ose lindje e komplikuar. Shtimi i tepërt në peshë, gjithashtu mund të rrisë rrezikun e të pasurit një fëmijë mbipeshë. Kjo shkakton probleme shëndetësore afatgjata, pasi fëmijët mbipeshë kanë më shumë gjasa të bëhen të rritur mbipeshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat