5 ushqimet që duhet t’i hani çdo ditë

Ushqime

5 ushqimet që duhet t’i hani çdo ditë

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 09:41
Arra

Të hash në mënyrën e duhur nuk do të thotë një sistem i komplikuar rregullash. Nëse përpiqesh që të përfshish në dietën e përditshme ushqimet e mëposhtme, jo vetëm që do të ndihesh më lehtë dhe më energjike, por edhe trupi do të marrë të gjithë përbërësit e nevojshëm që i duhen për të qenë i shëndetshëm.

Proteina

Sasia e proteinave që çdo njeri duhet të marrë gjatë një dite ndryshon në varësi të peshës fizike dhe aktivitetit fizik. Për të marrë sasinë e përditshme, çdo vakt duhet të përfshijë disa lloj proteinash, pa yndyrë dhe pa kolesterol. Produkte me pak yndyrë janë ato të qumështit, bishtajoret, fileto pule, peshku e të tjera.

Karbohidrate të shëndetshme

Për të mbajtur trupin me energji dhe të ngopur deri në vaktin e ardhshëm duhet të kesh marrë ushqime të pasura me karbohidrate, të tilla si drithërat, patatet e ëmbla dhe fasulet.

Yndyra të shëndetshme

Harroje çfarë ke dëgjuar që yndyra është e dëmshme për organizmin. Fokusohu te yndyrat e shëndetshme. Konsumo produkte si arra, farat, vaj ulliri, avokado e të tjera.

Fibra

Rekomandohet që femrat të hanë 25 deri në 30 gram fibra në ditë, kështu që mund t’i përfshish ato në çdo vakt të ditës. Frutat, zarzavatet, arrat dhe drithërat janë të pasura me fibra.

Pijet hidratuese

Është shumë e rëndësishme që trupi të jetë i hidratuar gjatë gjithë ditës. Zgjidh ujë, çaj të pasur me antioksidantë si çaji jeshil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat