Ja si mund ta përgatisni çaj të freskët, nëse nuk pini shumë ujë

Ushqime

Ja si mund ta përgatisni çaj të freskët, nëse nuk pini shumë ujë

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 11:14
Ilustrim

Gjatë stinës së nxehtë të verës, preferohet që të pimë sa më shumë ujë.

Sipas mjekëve, madje as edhe një dush i ftohtë nuk freskon më shumë se çaji i ftoftë.

Mentja dhe nenexhiku janë bimë që e bëjnë çajin më të freskët dhe më të shëndetshëm. Në të gjitha shtëpitë njihet si ilaçi që qetëson çdo lloj ankese, si tretjen e ushqimit, të vjellat, por edhe problemet me zorrët, ka efekt qetësues, madje edhe e ndihmon trupin të freskohet dhe të mos djersijë.

Mentja preferohet për personat që nuk pinë ujë, për shkak se ju mban të hidratuar.

Ja si ta përgatisni çajin e duhur.

Përbërësit

4 degë nenexhik i freskët

2 lugë gjelle mente e grirë

1 lugë gjelle mjaltë

2 feta limoni

Në 500 ml ujë të freskët, hidh përbërësit e mësipërm. Përzieji bashkë për disa minuta. Hidh gjethet e mentes, shtypi me lugë për të nxjerrë aromë, por edhe lëngje, dhe lëri ashtu për 5 minuta të tjera. Fute në frigorifer ose shërbeji me akull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat