Çfarë duhet të hash që ushtrimet të funksionojnë më mirë

Ushqime

Çfarë duhet të hash që ushtrimet të funksionojnë më mirë

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 10:39
Ilustrim

Në verë, të gjithë ndiejnë nga e para dëshirën për të qenë në formë. Ka disa teknika ushtrimesh që të ndihmojnë, por duhet të kesh kujdes edhe për gjërat e tjera që mund të ndihmojnë për të arritur këtë synim të vështirë.

Ja disa këshilla çfarë duhet të hash para, gjatë dhe pas stërvitjes për të rritur efektivitetin e saj shumëfish.

Para stërvitjes

Nuk duhet ta teprosh asnjëherë, as të bësh stërvitje me stomakun bosh, të dyja janë të pashëndetshme. Duhet të dish që trupi do të tresë ushqimin e fundit që ke ngrënë para stërvitjes, gjatë saj. Preferohet që të jetë një ushqim me shumë proteina, frutë, ose ushqim që përmban fibra. Proteinat shtazore ndihmojnë në ndërtimin e muskujve, frutat dhe produktet e pasura me fibra do të ndihmojnë për të nxitur procesin e pastrimit në trupin tënd.

Ushqime që mund të hash 2-3 orë para stërvitjes:

Sanduiç me djathë dhe mollë

Drithëra me qumësht

Sallatë jeshile me pulë

Bukë të zezë drithërash

Kos dhe frutë

Arra

Kokteil frutash ose lëng natyral i shtrydhur

Gjatë stërvitjes

Kur bën ushtrime, uji është i pari. Mos harro të kesh afër një shishe me ujë, aq të madhe sa të mos të lërë të dehidratohesh. Uji duhet për të ndihmuar trupin të ruajë përbërësit ushqyes dhe të prodhojë glukozë, karburantin natyral të trupit.

Ushqime të pasura me glukozë:

Lëng natyral frutash

Banane

Rrush i thatë dhe fruta të tjera të thata

Pas stërvitjes

Koha menjëherë pas stërvitjes është shumë e rëndësishme, sepse trupi nis të ndryshojë në ndikimin e ushtrimeve të fundit fizike. Ritmi i metabolizmit shpejtohet dhe muskujt e tu pësojnë shndërrime të mëdha.

Produkte që do të ndihmojnë të rekuperosh energjitë pas ushtrimeve:

Perime të freskëta ose të gatuara pak

Çdo lloj mishi pa yndyrë ose peshk

Sallatë jeshile mikse

Nuk duhet të kesh një dietë të kufizuar për hir të stërvitjes. Thjesht ha sa më shumë ushqime të shëndetshme për një jetë më të shëndetshme!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat