Ja ushqimet që nuk duhet ti konsumoni para gjumit

Ushqime

Ja ushqimet që nuk duhet ti konsumoni para gjumit

Më: 29 maj 2016 Në ora: 07:27
Ilustrim

Kafeina

Qëndroni larg pijeve energjike, kafesë, çokollatës apo çajrave me kafeinë. Kjo substancë njihet si stimulues i sistemit nervor dhe përdoret për të shmangur përgjumjen kështu që mos konsumoni ushqime apo pije që e përmbajnë.

Alkooli

Ndoshta mendoni se një apo dy gota verë mund të jenë ndihmëse për gjumin tuaj. Por sipas shumë studimeve, pas përfundimit të efektit të alkoolit, ku kaloni nga faza e gjumit të thellë tek ai i lehtë ku mund të zgjoheni shumë shpejt, kështu që qëndroni larg alkoolit për një gjumë të mirë.

Salcat apo ushqimet pikante

Ushqimet pikante janë shumë të shijshme por duhen shmangur para gjumit të natës. Ato e ngacmojnë sistemin nervor dhe atë tretës çka e bën tejet të vështirë rënien në gjumë.

Ushqimet e yndyrshme

E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet me shumë yndyrë duke filluar nga hamburgerat dhe gjithë kategorinë e tyre, byreku apo sasi të larta të yndyrës shtazore që gjendet tek mishi, gjalpi, djathi etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat