Petrela, fshati që po cilësohet si kurora e kryeqytetit të Shqipërisë

Turizëm

Petrela, fshati që po cilësohet si kurora e kryeqytetit të Shqipërisë

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 14:36
?Petrela

Fundjava i gjen të gjithë kryeqytetasit me një dëshirë të madhe për t’u arratisur nga pluhuri dhe zhurma drejt një vendi ndryshe i cili t’u falë qetësi.

Mundësitë janë të shumta një ndër to ndodhet vetëm 18 km larg kryeqytetit dhe është fshati Petrelës me kalanë historike.

Brenda një territori të vogël, ka mundësi përzgjedhjeje si turizëm kulturor, kulinari, gjelbërim dhe turizmi agrar. Që të gjitha shkrihen mes tyre, duke mbetur ndër trevat më të vizituara në periferi të Tiranës.

Kalaja e Petrelës ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit me të njëjtin emër, ka trajtë trekëndore me dy kulla vrojuese. Ndërtimi i parë i saj i përket periudhës së antikitetit, ndërsa forma e sotme daton në shekullin e XV.

Ajo bënte pjesë në sistemin sinjalizues dhe mbrojtës të kalasë së Krujës. Kjo kala ishte nën komandën e motrës së Skënderbeut, Mamica Kastriotit.

Në ambientet e kalasë, ashtu siç ndodh në të gjitha kalatë në Shqipëri ka shërbim restoranti. Prej andej përpara shfaqet një pamje mjaft e bukur drejt luginës së Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve përreth.

Por nuk është vetëm bukuria natyrore ajo që tërheq vizitorë të shumtë nga vendi dhe bota, historia është një tjetër pikë e fortë e saj. Ata që dëgjojnë historinë e kalasë mbeten të mahnitur dhe nxitojnë të klikojnë në internet për të gjetur më shumë të dhëna duke dashur të ndërtojnë një tablo më të qartë të asaj që shohin gërshetuar me të shkuarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat