Vraponi drejt Spanjës, ka ulje çmimesh

Turizëm

Vraponi drejt Spanjës, ka ulje çmimesh

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Hotelet në Spanjë kanë filluar të ulin çmimet për paketat verore pasi turistët po shkojnë drejt Turqisë dhe Afrikës së Veriut. Pas 5 vitesh që thyente rekord për numrin e vizitorëve, në Spanjë kanë filluar rëniet.

Turizmi përllogaritet të kontribuojë me 11 për qind të prodhimit kombëtar në Spanjë, ndërsa numri i vizitorëve të huaj është rritur në 82 milionë gjatë vitit të kaluar, duke e bërë Spanjën vendin e dytë më të vizituar të botës, pas Francës.

Hotelet e Spanjës fituan para nga popullariteti si destinacion turistik dhe çmimet u rritën me 21.4 për qind gjatë viteve 2013-2017.

Por tani rivalët si Turqia, Tunizia dhe Egjipti po përjetojnë ringjallje në numrat e vizitorëve turistikë, duke shtuar edhe kërkesë për këto destinacione, të cilat u shmangën nga pushuesit pas sulmeve militante.

Këtë vit, çmimet janë ulur me 14 për qind dhe Spanja po kërkon më shumë turistë gjermanë dhe britanikë, të cilëve i ofron paketa të lira all-inclusive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat