Turistët rekomandojnë Shqipërinë si vend për t’u vizituar - Bota Sot
Turistët rekomandojnë Shqipërinë si vend për t’u vizituar

Turizëm

E premte, 21 shtator 2018

Turistët rekomandojnë Shqipërinë si vend për t’u vizituar

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 23:05
Turistët rekomandojnë Shqipërinë si vend për t’u vizituar

Turistët e huaj që vizitojnë për herë të parë Shqipërinë kanë përshtypje shumë të mira dhe thonë se do ta vizitojnë sërish, ose do ta rekomandojnë në vendet e tyre të origjinës si destinacion për t’u vizituar.

Nga rezultatet e para të anketimeve në kuadër të programit “Smile Albania”, rezulton se turistët e huaj tregojnë një përshtypje fenomenale për Shqipërinë, sidomos kategoria e turistëve që vijnë për herë të parë në Shqipëri.

Këtë e konfirmoi sot, zv.ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku. Sipas tij, programi “Smile Albania”, i ka kaluar pritshmëritë dhe ka sjellë një vlerë të shtuar për turizmin.

“Ndaj ne po bëjmë përpjekje që ky program të jetë i përhershëm dhe të vazhdojë të funksionojë edhe gjatë pjesës tjetër të vitit. Kjo lidhet me synimin e qeverisë për një turizëm të qëndrueshëm që shtrihet gjatë gjithë vitit duke sjellë fitime në ekonominë e vendit dhe duke u përdorur si instrument për të luftuar varfërinë dhe krijuar vende të reja të punës”, tha Çeku.

Ai theksoi se “kemi një konfirmim të trendit të rritjes së pushuesve që vijnë në Shqipëri dhe trendi dyshifror i rritjes po vazhdon”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test