Bysheku atraksion për turistë spanjollë në Shqipëri

Turizëm

Bysheku atraksion për turistë spanjollë në Shqipëri

Nga: atsh Më: 19 korrik 2018 Në ora: 16:53
Byshek

Një grup turistësh spanjollë vizituan pikën turistike të Byshekut, pranë qytetit të Elbasanit.

Pasi vizituan qytetin dhe vendet e tij historike me në qendër kalanë, objektet kulturore dhe ato të kultit, udhëtuan për në Byshek të shoqëruar nga të rinjtë e “Smile Albania”.

Elbasani dhe zonat rreth tij përbëjnë një zonë të rëndësishme jo vetëm për vlerën ekonomike, por edhe për atë kulturore, historike dhe turistike.

Pika më e afërt turistike me qytetin e Elbasanit, Bysheku aktualisht duket se po rimerr shkëlqimin e dikurshëm të një destinacioni turistik.

Rruga automobilistike që të çon për atje është e riparuar dhe e ka lehtësuar lëvizjen e vizitorëve drejt këtij vendi piktoresk.

Banorët e fshatrave të komunës Shushicë, ku bën pjesë Bysheku, po shfrytëzojnë ardhjet turistike për të tregtuar prodhimet e tyre.

Elbasani ka dhe mjaft monumente të natyrës në periferinë e tij si Llixhat Termale, Gjinari turistik dhe historik, pylli aluvial i Shushicës, liqenet e Dumresë dhe plot vende të tjera interesante.

Një veçori kulturore e tradicionale është dhe mikpritja vendase dhe gatimet e shijshme tradicionale të Elbasanit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat