Udhëtimet në çdo vend të botës, Shqipëria me risk të moderuar për 2018. Kujdes rrugët!

Turizëm

Udhëtimet në çdo vend të botës, Shqipëria me risk të moderuar për 2018. Kujdes rrugët!

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 16:16
Ilustrim

Udhëtimi për në çdo vend në botë gjithmonë vjen me rreziqet e veta. Sa e lehtë është të udhëtosh përreth? A ka kërcënime në fushën e sigurisë? Cilat masa parandaluese shëndetësore duhet të merrni kur udhëtoni në destinacione të veçanta?

Këto janë të gjitha çështjet e rëndësishme që duhet të adresohen përpara se të kaloni në avion, tren apo makinë, thekson një studim i fundit nga Control Risk për 2018, pasi sezoni veror në shumë vende në botë po vijon.

Përmes një harte të përpiluar nga “International SOS and Control Risks” tregon për çdo shtet sigurinë që i pret në udhëtimin e tyre, e parë në këndvështrimin e risqeve mjekësore, sigurisë në rrugë dhe sigurisë së udhëtimit në tërësi.

Sipas hartës, Shqipëria ka risk të ulët të udhëtimit. Ky në fakt, është një tregues pozitiv për turistët që duan të udhëtojnë, duke marrë në konsideratë edhe shtimin e kërkesave për të vizutuar vendin tonë, apo edhe artikujt e mediave të huaja të cilat kanë qënë të shumta në numër edhe këtë vit.

Sakaq, sipas treguesit tjetër, atë të sigurisë në rrugë, Shqipëria gjendet në një nivel të moderuar, duke pasur kështu riskun e udhëtimit në rrugë. Raporti thekson se kjo është përllogaritur sipas të dhënave të fundit të ofruara nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Në treguesin e fundit, sipas raportit, risku shëndetësor që ka vendi ynë është në nivele mesatare. Kjo do të thotë se Shqipëria nuk është ndër vendet që “kërcënojnë” shëndetin e një udhëtari, por që risku ekziston në një nivel mesatar dhe për këtë, duhet fillimisht informacioni i duhur rreth vendit dhe ccfarë problematikash shëndetësore mund t’ju prekë, si dhe informacion mbi qendrat e shëndetit ku do lëvizni.

Evropa, Amerika e Veriut, Kili, Uruguai, Afrika e Jugut, Japonia, Zelanda e Re dhe Australia të gjitha konsiderohen të jenë të sigurta, sipas raportit.

Rreziku i lartë në ekstrem përfshijnë pjesë të mëdha të Afrikës, si dhe zonën aziatike si Afganistani, Pakistani, Siria, Jemeni, India. Raporti vendos në rrezik edhe disa shtete të Amerikës së Jugut si Venezuela. Rrezik ende konsiderohet edhe në 2018 Ukraina në Europë.

Vende dhe rajone të tjera që raportojnë se paraqesin një kërcënim të madh për udhëtarët në rrugë janë Rusia, Mongolia, Kina, Irani, Kazakistani, Brazili, Bolivia dhe Paraguai, për shkak të mungesës së sinjalistikës, rrugët e dëmtuara, etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat