Masat për sezonin turistik, vijon procesi i dezinfektimit - Bota Sot
Masat për sezonin turistik, vijon procesi i dezinfektimit

Turizëm

E enjte, 20 shtator 2018

Masat për sezonin turistik, vijon procesi i dezinfektimit

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 11:30
Durrës

Për një sezon turistik të sigurt në qytetin bregdetar të Durrësit po vijon procesi i dezinfektimit.

Proces i cili po kryet përmes përdorimit të agjentëve biologjik që nuk dëmtojnë shëndetin e njeriut, kafshëve dhe organizmat e tjerë ujorë, përveç larvave të mushkonjave.

Deri tani janë kryer 40 dezinsektime nga veriu në jug, pranë zonave turistike dhe urbane dhe procesi do të vijojë deri në mbylljen e sezonit turistik në muajin Shtator.

Për një sezon turistik, dezinfektimi po kryhet në kuadër të programit kombëtar të dezinfektimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. /ATSH

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test