Lura në programin e 100 fshatrave për zhvillimin e potencialeve turistike

Turizëm

Lura në programin e 100 fshatrave për zhvillimin e potencialeve turistike

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 16:51
Lura

Lura është përfshirë në 100 fshatrat turistikë për zhvillimin e potencialeve të saj turistike dhe për ta shndërruar në një destiancion për turistë vendas dhe të huaj.

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama, i cili është i pari kryeministër që viziton Lurën.

Gjatë takimit me banorët e kësaj zone, Rama deklaroi se sot “jemi këtu për të hapur një kapitull të ri duke qenë se qeveria ka një program të posaçëm për rilindjen rurale të fshatrave, që nis me krijimin e 100 modeleve. 100 modele në 100 fshatra të ndryshme nga Veriu në Jug, ku përfshihet edhe Lura”.

Ai tha se me anë të këtij projekti synohet që të orientohen burimet natyrore dhe njerëzore drejt një zhvillimi shumë planesh.

“Ka shumë fshatra të Shqipërisë që janë të jashtëzakonshëm për nga bukuria natyrore, historia dhe tradita e tradita por siç është këtu, janë shumë larg rrugës së tregut për të mundur të krijojnë një zhvillim intensiv bujqësor apo blegtor”, tha ai.

Por sipas Kryeministrit, në vend që të synohet e pamundura dhe njerëzit të strapacohen duke punuar nga mëngjesi deri në darkë për të prodhuar në bujqësi apo blegtori dhe thjeshtë për të mbijetuar duke i marrë prodhimet në çantë e duke dalë në rrugë për t’i shitur, t’i kthejnë sytë nga miniera e jashtëzakonshme e bukurive natyrore dhe e trashëgimisë historike dhe kulturore dhe t’i drejtohen agroturizmit”.

“Nëse dikush jeton në një shtëpi, siç janë shumë shtëpi këtu që janë vërtetë të jashtëzakonshme, pasi kanë një karakteristikë dhe histori pavarësisht se për shkak të varfërisë janë bërë ndërhyrje që i kanë dëmtuar nga integritetin e tyre, çfarë mund të bëjmë, si mund t’ia dalin, që me punën e vet mund t’ia dalin të nxjerrin të ardhura për të jetuar normalisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat