Vera në gjirin e Lalzit

Turizëm

Vera në gjirin e Lalzit

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 23:35
Gjiri i Lalzit

“Hotelet me pesë yje që presin të hedhin themelet e tyre në Shqipëri, janë në kërkim të alternativave të reja dhe zonave të tjera përveçse Gjirit të Lalzit”.

Kështu u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë takimit me fermerë me zonën e Gjepalaj.

“Zona e Gjepalajt ka disa bujtina që funksionojnë si agro-turizëm. Është zona që do të jetë si back-up i të gjithë hotelerisë që është ndërtuar në zonën e Golemit. Zona në të cilën jemi këtu funksionon në mënyrë perfekte edhe gjatë kohës, pra jashtë sezonit por edhe brenda sezonit turistik pasi me të paktën 3-4 hotele që po hedhin themele me 5 yje do të kërkojnë zona dhe do të kërkojnë alternativë tjetër përveçse zonës së Gjirit të Lalzit”, tha Klosi.

Klosi vuri në dukje se që nga zona e Bubqit e deri të zona e Ishmit do të jetë padyshim të kërkuara pasi janë afër Tiranës, afër Durrësit dhe me pak infrastrukturë mund të zhvillohen shumë lehtë.

“Këtu nuk jemi shumë larg nga Bubqi dhe gjithë zona e gjirit të Lalzit dhe zhvillimin që do bëjmë në kepin e Rodonit. Ajo që ju kërkoni është që vërtet ne duhet të jemi të përgatitur për një moment krejt tjetër që nga viti i ardhshëm. Disa qindra apo mijëra familje tashmë janë në Gjirin e Lalzit gjatë sezonit të verës dhe do të duan që të kenë po të njëjtin trajtim cilësor si në qytetet që ata jetojnë. Pritet që 3-4 hotele që pretendohet që të jenë hotele të standardeve të kualitetit, të shërbimit por edhe hotele me 5 yje që do të duan nivel të lartë dhe standard ushqimor”, shpjegoi ministri.

Klosi tha se duhet bërë gjithçka e mundur që “në këto zona që ne i kemi njerëzit, ka turistë, ka familje që kërkojnë të konsumojnë, duhet të ecim me shumë shpejtësi”. Ai i konsideroi këto zona, si mesi i artë i banorëve të qyteteve të mëdha dhe turistëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat