Sezoni turistik, Durrësi prenotohet që tani nga turistët - Bota Sot
Sezoni turistik, Durrësi prenotohet që tani nga turistët

Turizëm

E hënë, 20 gusht 2018

Sezoni turistik, Durrësi prenotohet që tani nga turistët

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 09:16
Vangjush Dako

Sezoni turistik në Durrës këtë vit është më i suksesshmi dhe ky vit do jetë një bum i madh, u shpreh kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako për “Report TV”.

Kryetari i bashkisë Durrës, Dako theksoi se çdo vit ka pasur rritje përsa i përket fluksit të turistëve, por ky vit është bumi më i madh, hotelet janë të rezervuara, numri është më i lartë se vitin e kaluar.

Duke u ndalur te turizmi, ai theksoi se pritet një bum në qytetin e Durrësit, pasi janë prenotuar të gjitha hotelet.

“U bënë disa vite që jam në krye të bashkisë së Durrësit dhe eksperienca e gjithë këtyre viteve na vlen për të përmirësuar punën edhe për këtë vit. Turizmi është i rëndësishëm për biznesin lokal, janë shumë aktivitete. Ka nisur përgatitja që në qershor. Ky sezon do të jetë më i madhi. Ky vit është 90 ditë me kapacitet të plotë, hotelet janë rezervuar, këtë vit kemi shumë turistë edhe nga vendet skandinave, përveç tradicionalëve nga Ballkani”, – shprehet Dako.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test