Sezoni turistik, policia merr masa për motorët e ujit dhe zhurmat - Bota Sot
Sezoni turistik, policia merr masa për motorët e ujit dhe zhurmat

Turizëm

E martë, 14 gusht 2018

Sezoni turistik, policia merr masa për motorët e ujit dhe zhurmat

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 19:56
ilustrim

Policia e Shteti këtë sezon turistik do të jetë në gatishmëri për të garantuar një sezon turistik sa më të mirë, duke ofruar për pushuesit e huaj dhe ata vendas pushime të sigurta dhe më shumë rend.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në hapjen e sezonit turistik të qytetit të Vlorës, duke theksuar disa nga masat që kjo ministri do të ndërmarrë për sezon të sigurt turistik.

Ministri u ndalë të një nga problemet shqetësuese për pushuesit siç janë motorët e ujit të, për të cilat Xhafaj bëri me dije se do të merren masa të repta, si për to por edhe për zhurmat e krijuara pas orarit të lejuar.

“Kemi forcuar masat për një kontroll shumë të fortë ndaj motorëve të ujit, deri në sekuestrimin e tyre, duke marrë shkas nga viti i kaluar kur ka pasur edhe pushues që kanë humbur jetën. Do të ketë masa shumë më të forta lidhur me mjedisin në zonat turistike lidhur me zhurmat. Do të ketë edhe lehtësi të lëvizjes në pikat kufitare për shqiptarët, kosovarët, por edhe për turistët e huaj. Do të ketë një kontakt edhe me operatorët turistë për të marrë masa për lehtësira. Nuk zgjidhet gjithçka me policisë, por secili duhet të bëjë detyrat e tij”, tha Xhafaj.

Për të garantuar një sezon të qetë turistik, ministri Xhafaj bëri me dije se do të aktivizohen punonjës shtesë të policisë dhe do të ndërtohen nënstacionet provizore policie.

“Qindra dhe mijëra oficerë dhe punonjës të policisë së shteti edhe këtë verë nuk do ti bashkohen familjeve të tyre, por do të shërbejnë shpesh me orë të zgjatura pune edhe me kushte të vështira nën diellin e nxehtë të verës, duke i dhënë atyre gjithë mbështetjen dhe respektin tim si Ministër dhe duke i kërkuar atyre mirëkuptimin për këtë sakrificë familjare, do të dëshiroja ti kërkoja çdo qytetari mirëkuptim, respekt dhe mbështetje ndaj punonjësve të policisë së shtetit  në ushtrimin e detyrës së tyre.

Ne do të bëjmë gjithçka për të garantuar qetësi, rend dhe siguri, pushime sa më të gëzuara për qytetarët shqiptarë por për të ofruar qetësi dhe për turistët e huaj dhe bizneset që janë në mbështetje të aktivitetit të tyre në këtë sezon turistik.

Ne kemi programuar shtesë të numrit të punonjësve të policisë, mjeteve dhe pajisjeve në 31 zona plazhi dhe 7 zona turistike malore dhe kulturore.

Kemi parashikuar  ngritjen e nënstacioneve të reja provizore të policisë, në Theth, Valbonë në Tale në gjirin e Lalzit, Ksamil etj.

Kemi parashikuar përforcimin e shërbimeve policore të forcave të ndërhyrjes së shpejtë , kryesisht duke rritur prezencën në zonat më me ngarkesë policore gjatë vijës bregdetare dhe zonave turistike”, përfundoi Xhafaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test