Turistët e huaj “pushtojnë” lulishten pas monumentit të Skënderbeut

Turizëm

Turistët e huaj “pushtojnë” lulishten pas monumentit të Skënderbeut

Më: 17 maj 2018 Në ora: 21:07
Shqiperia

Vetëm 10 ditë nga hapja e kësaj lulishteje, janë të shumtë qytetarët, por edhe turistët të cilët gjatë shëtitjes në sheshin “Skënderbej”, preferojnë që të ndalen për disa minuta çlodhjeje nën freskinë e pemëve të sapo mbjellja e cila i ngjan një “oazi” qetësie në qendër të qytetit.

Duket se një copëz Europe ka lindur edhe në lulishten e re pas monumentit të Heroit Kombëtar në sheshin “Skënderbej”, ku Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson, Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin si dhe përfaqësues të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian në vendin tonë mbollën pak ditë më parë nga një pemë.

Image

Aktualisht ka nisur puna dhe për mbjelljen e luleve shumëngjyrëshe dhe për barin duke krijuar një tapet të gjelbër.

Të publikosh një foto në “Instagram” apo në “Facebook” nga sheshi “Skënderbej” dhe nga lulishtja pas monumentit të Heroit tonë Kombëtar është kthyer tashmë në një trend.

Që prej marrjes së detyrës në krye të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Veliaj ka nxitur zgjerimin e zonave të gjelbra në qytet, si parqe, kopshte publike të cilat plotësojnë një sërë funksionesh, duke filluar nga vlerat ekologjike tek funksionet rekreative. Ato gjithashtu ofrojnë vlera estetike dhe kontribuojnë në një cilësi më të mirë të jetës së banorëve të Tiranës./ATSH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat