Nëse keni programuar të pushoni këtë verë në bregdetin shqiptar dhe nëse ende nuk keni prenotuar, shanset për të gjetur një vend akomodimi janë zero. Këtë verë ka ndodhur fenomeni i prenotimeve të hershme nga të huajt që kryesisht e kanë kulturë të programojnë më herët pushimet e tyre edhe për shkak të çmimeve më të favorshme.
Të gjitha hotelet përgjatë bregdetit janë prenotuar përgjatë dy muajve korrik dhe gusht dhe vendin e parë e mbajën sërish çekët dhe polakët ndërsa risi këtë verë është se ka pasur shumë prenotime nga nordikët, si Finlanda e cila sjell charterin e parë këtë të dielë.
Sipas Shoqatës shqiptare të Turizmit, operatorët e huaj kanë përfituar nga çmimet e ulëta dhe bregdeti i bukur. Por ajo që mund të na penalizojë për vitete e tjera është se sipas shoqatës Shqipëria as këtë vit nuk ofron asnjë risi në shërbime.
Edhe pse nuk ka bregdetin më të bukur, Durrësi mbetet në top listën e prentoimeve për shkak të numrit të lartë të akomodimeve me shtretër që ai mudn të ofrojë, ndërsa Spilleja dhe Divjaka do të jetë risia e këtij viti.
Tur operatorët apelon bashkitë të investojnë në brendet e zonës, pasi kjo do të sjellë më shumë të ardhura.
Një nga modelet që mund të ndryshojë është ofrimi i akomodimit dhe turizmit përgjatë gjithë vitit për turistët e huaj ose minimumi zgjatja e tij nga prilli deri në tetor.