BE mbështet turizmin që promovon trashëgiminë kulturore të Shqipërisë - Bota Sot
BE mbështet turizmin që promovon trashëgiminë kulturore të Shqipërisë

Turizëm

E martë, 19 qershor 2018

BE mbështet turizmin që promovon trashëgiminë kulturore të Shqipërisë

Më: 9 maj 2018 Në ora: 16:14
Ilustrim

Bashkimi Evropian po kontribuon dhe do të vazhdojë të kontribuojë për të mbështetur trashëgiminë kulturore në Shkodër, Korçë, Berat dhe vende të tjera siç është liqeni i Ohrit.

Kështu tha sot në Tiranë drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në BE, Christian Danielsson në aktivitetin “Trashëgimia kulturore shqiptare një vlerë e shtuar për Evropën”.

Danielsson tha se trashëgimia kulturore në Shqipëri kërkon investime dhe promovime strategjike.

“Strategjia për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm ka rëndësi thelbësore dhe unë përgëzoj atë që po ndodh në Shqipëri për këtë. Ajo krijon të ardhura të larta dhe ka efekte domino”, nënvizoi Danielsson.

Sipas tij, trashëgimia kulturore nga mungesa e fondeve mund të lihet në harresë dhe të harrohet.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test