21 festa lokale për promovimin e potencialeve turistike

Turizëm

21 festa lokale për promovimin e potencialeve turistike

Më: 6 maj 2018 Në ora: 14:48
ilustrim

Ministria e Bujqësisë dhe ajo Turizmit kanë shpallur listën e 21 festave lokale që do të mbështeten me qëllim zgjimin e aktiviteteve në fshat.

“Kemi një dimension të ri që duam t’i japim turizmit në fshat, promovimin e një vlere të madhe që ne kemi në çdo fshat të Shqipërisë. Kemi mundësi që ti japim vlera jo vetëm për zonën por edhe komunitetin”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në ceremoninë për shpalljen e 21 festave.

21 festat fituese do të zhvillohen në 21 fshatrat fituese të programit “100 fshatrat”, duke synuar edhe promovimin e turizmit lokal.

Një tjetër paketë festash për turistët përgjatë bregdetit po përgatitet e do të jetë pjesë e pushimeve nga Velipoja në Sarandë.

“Nuk na mjafton të kemi një bregdet kaq të bukur, të kemi kaq histori e trashëgimi kulturore. Na duhet që të gjitha këto t’i paketojmë e t’i kemi të gatshme për vizitorët e turistët”, theksoi ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat