Rekord turistik në Francë

Turizëm

Rekord turistik në Francë

Më: 3 prill 2018 Në ora: 21:43
Franca

Frekuentimi turistik në Francë ka arritur një nivel rekord në vitin 2017, me 429 milionë qëndrime me fjetje të regjistruara, një rritje prej 5,6 %, i favorizuar nga rikthimi i turistëve francezë ashtu dhe të huaj, njoftoi sot Instituti i Statistikave Insee.

“Të gjitha strehimet turistike kolektive si hotelet, kampingjet, fshatrat e pushimeve, kanë regjistruar 23 milionë qëndrime me fjetje më shumë vitin e kaluar krahasuar me vitin 2016, duke arritur një nivel rekord, përtej frekuentimeve nga viti 2011 deri në 2016”, sipas studimit të Insee-s.

Bëhet fjalë për shifrën e parë zyrtare për frekuentimin turistik kombëtar për vitin 2017. Qeveria ka përmendur tashmë një vit rekord dhe e vlerësoi me rreth 89 milionë numrin e vizitorëve të huaj në Francë, por nuk ka komunikuar ende shifrën përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat