Udhëtim në malet magjepsëse të Shqipërisë

Turizëm

Udhëtim në malet magjepsëse të Shqipërisë

Më: 25 mars 2018 Në ora: 19:05
Ilustrim

Në Kosovë, turizmi nuk është shumë i zhvilluar. Vendet më të vizituara ndodhen vetëm disa kilometra, në verilindje të Shqipërisë, që përfshin të gjithë rajonin malor. Ju mund ta eksploroni vendin edhe më këmbë, që pas dekadash izolimi, i mirëpret mysafirët me një zemërgjerësi të madhe, shkruan gazeta zvicerane ”Aargauer Zeitung”.

Më në fund,  arritëm në qafën e një mali, pas tre orë ngjitjeje, duke marrë frymë me vështirësi dhe të mbuluar me djersë. Veshjet funksionale na ishin ngjitur pas trupit, ne veshëm pantallona të gjata për shkak të gjarpërinjve dhe këpucë të rënda të përshtatshme për vendet malore.

Aty pranë, ndodhej një familje shqiptare, një burrë që mbante veshur një palë këpucë lëkure dhe një grua me një çantë dore që shkëlqente dhe një fëmijë më një palë atlete ngjyrë rozë. Si kishin shkuar deri atje me atë lloj veshje? Nuk ishte hera e parë që e vinim re këtë, shqiptarët janë të fortë dhe përshtaten lehtësisht me kushtet e ndryshme.

Veshjet tona nuk ishin të tepruara. Gjatë turit tonë në Alpet e Shqipërisë ne ecëm përgjatë një terreni të thyer. Ne përshkuam dy parqe kombëtare në Prokletije, që ndryshe njihen si “Malet Magjepsëse”. Brezi malor në trekëndëshin kufitar Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi është rruga që të çon në “Majat e Ballkanit”. Aty gjendej maja e Jezercës, mali i dytë më i lartë në Shqipëri, me një lartësi prej gati 2 700 metrash.

Shumë aventurierë të tjerë mund ta realizojnë turin tonë disaditor, ndoshta edhe vetëm me anë të një tende. Por, ne dëshiruam të ndiheshim sa më të rehat dhe për këtë u mbështetëm  tek ofruesi i shërbimeve të udhëtimeve, Eurotrek, që përfshinte, strehimin, transferimin dhe përshkimin e rrugëve në këmbë.

Ndërsa ne ishim duke ecur (me ndihmën e një GPS-si, individual), bagazhet i zhvendosëm me makinë drejt shtëpisë ku priteshin mysafirët. Një shprehje e vjetër thotë “Feja e shqiptarëve është shqiptaria”. Dhe ndoshta kodi i vjetër i nderit, Kanuni. Nën drejtimin e diktatorit, Enver Hoxha, i cili qëndroi në pushtet nga viti 1944-1985 , besimet fetare ishin plotësisht të ndaluara. Sot, myslimanët dhe të krishterët jetojnë në mënyrë paqësore për krah njeri-tjetrit.

Ditën tjetër, herët në mëngjes ne arritëm në hidrocentralin e Komanit. Atje, ne morëm një anije për t’u drejtuar në veri të zonës. “Dragobia” është një lloj anije e konvertuar në barkë, dhe përpara se të dyshonim në aftësitë e saj për të lundruar, ne u gjendëm sipër saj.

Nuk qëndruam në kabinën e vogël, por jashtë saj, ku ndodheshin bidona benzine dhe thasë me sheqer, të cilat ishin bërë pirg. Këto ishin furnizime për vendbanimet e vogla në bregdet, të cilat mund të tranferoheshin përmes një anijeje ose më këmbë nga banorët.

Në broshurë, udhëtimi tre orësh përshkruhej si një nga pikat më të rëndësishme të çdo udhëtimi në Shqipëri. Ne ramë dakord me këtë.  Herë pas here, anija ndalonte dhe diku rrotull dallohej një vendas që ngjiste pjerrësinë e shkëmbit, njësoj sikur të ishte duke bërë një shëtitje. Më vonë, gjatë ditës ne i hoqëm çizmet, dhe ecëm në këmbë përgjatë lumit Valbona,  në luginën me të njëjtin emër.

Si rezultat i i një rezistence të fortë të disa banorëve vendas dhe aktivistëve mjedisorë,  hidrocentralet e mëdha të planifikuara për t’u ndërtuar në mes të parkut kombëtar nuk kishin arritur të realizoheshin kurrë.

Mbeturinat që shtriheshin rreth e rrotull zonës tregonin se ky ishte një nga vendet më të varfër në Evropë. Mesa duket , ruajtja e natyrës nuk ishte përparësia kryesore e vendit.  Në fakt duhet të ishte,  sepse bukuria e natyrës pothuajse e paprekur që ne hasëm gjatë këtij udhëtim ishte e paçmueshme.

Pas më pak se tre orësh ne arritëm në bujtinë dhe u befasuam nga komoditeti që ofronte ky ambient.

Në mbrëmje na shërbyen troftë të skuqur,  perime dhe patate që i kultivonin nga kopshti. Kjo meny përfshinte një raki shtëpie, një dhuratë nga vendasit , duke bërë që ne të kalonim një mbrëmje të bukur.

Ditën tjetër, ne arritëm në shtëpizën e familjes Rama, rreth 1 650 metra mbi nivelin e detit. Duke qenë në kufi me Malin e Zi, kjo zone ka qenë e kufizuar gjatë periudhës së komunizmit dhe kjo barakë përdorej si një kazermë ushtarake në ato vite.  Gjatë rrugës, ne takuan nipin e familjes së bariut,  që ishte i gjatë dhe shumë i hollë, si shumë banorë të tjerë të krahinës malore. Ai mbante në veshë kufjet e iPod-it  dhe dy kosa mbi shpatulla, një simbol i shëtitjes në Shqipëri që tregonte se nuk ishin hedhur hapa të mjaftueshme drejt mijëvjeçarit të  ri.

Kur arritëm pranë shtëpizës, i zoti i shtëpisë na ofroi të provonim djathin e përgatitur nga familja e tij dhe më pas shijuam panoramën që ofronte natyra. Nuk dallohej asnjë teleferik, por ne mund të shihnim pyjet e dendur, një lumë gjarpërues dhe majat e thyera malore. Në mënyrë të pashmangshme ne filluam të mendonim për shumë kosovarë,  që ishin arratisur  në dimrin e hidhur, përmes  maleve në Shqipëri gjatë kohës së luftës.

Në mbrëmje, kur po qëndronim në kopshtin e bukur të shtëpizës menduam se duhet të qëndronim disa ditë atje. Udhëtimi ishte i paimagjinueshëm. Falë përfshirjes së telefonatave të urgjencës në paketën e udhëtimit që na lidhte me ciceronin lokal, transferimi nuk ishte më një problem. Ne u relaksuam në kopsht, gjatë gjithë ditës dhe u befasuam që Coca-Cola mund të gjendej edhe në zonat më të largëta të Shqipërisë.

Pasi morëm kaloritë e mjaftueshme,  iu drejtuam Qafës së Valbonës, që të çonte në Theth, në Luginën e Shalës. Në këtë zone ndihej aroma e rrëshirës, kalit, bimëve, tokës pyjore dhe kanabisit.

Për herë të pare,  ne arritëm t’ia dilnim më së miri pavarësisht se ishim të pajisur me GPS. Por , ju mund të takoni gjithmonë ndonjë vendas që është i gatshëm t’iu tregojë rrugën e duhur në mënyrë miqësore përmes shumë fjalëve që ju,  nuk do të mund t’i kuptoni dot.

Në përgjithësi, gjatë  udhëtimit mund të hasen persona që të ofrojnë ndihmë në mënyrë të paevitueshme. Mikpritja shqiptarëve është legjendare. Ajo bazohet, e ngjashme me hakmarrjen e gjakut, në kodin famëkeq të nderit të Kanunit. Duke zbritur në Luginën e Shalës, ne përdorëm bastunët duke përshkuar 1 100 metra rrugë vertikale. Për të realizuar këtë udhëtim , ju duhet të jeni në gjendje të ecni deri në shtatë orë në ditë.

Gjithashtu,  ne vizituam vende piktoreske si fshatin e Thethit, që mbetet një nga zonat e  paprekura për shkak të mungesës së lidhjeve të përshtatshme të transportit , e cila ngjasonte me një muze të hapur.

Megjithatë, mund të thuhet se turizmi ka rritur shpejtësinë e tij dhe kjo demonstrohet përmes bujtinave gjysmë të përfunduara në çdo cep të zonës.

Nga “Canton Liège”, ne kërkojmë një kod të ashpër ndërtimi për të ruajtur bukurinë e kësaj lugine. Kjo zonë është në posedim të një familjeje , në të cilën ndodhet Kulla e Ngujimit (Blutracheturm) në luginën e Shalës,  duke i mundësuar asaj të fitojë para përmes vizitave të turistëve.

Ndërsa, në hangarin shumë pranë kullës, dalloheshin strehë me fshesa, të cilat mund të ishin vendosur edhe diku tjetër. Në qëndruam dy ditë në Luginën e Shalës dhe më pas u kthyem me minibus në Shkodër duke i rënë nga një rruge aventureske.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat