Prestigjiozja gjermane “Spiegel Online” këshillon vizitën në Shqipëri

Turizëm

Prestigjiozja gjermane “Spiegel Online” këshillon vizitën në Shqipëri

Më: 18 mars 2018 Në ora: 17:21
Bledar Kola

Kështu u drejtohet turistëve gjermanë, revista prestigjioze gjermane “Spiegel Online”.

Me anë të një statusi rrjetin social Facebook, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka publikuar një artikull të revistës “Spiegel Online” e cila fton turistët gjermanë që të  udhëtojnë drejt Shqipërisë, duke sjellë si shembull historinë e një “Mullixhiu” dhe Shefit të tij, Bledar Kola.

“Merrni hartën dhe udhëtoni drejt juglindjes; në Shqipëri, në Tiranë”- Kështu u drejtohet turistëve gjermanë, “Spiegel Online”.

Revista prestigjoze, me një audiencë prej 240 milionë vizitorësh, rrëfen historinë e “Mullixhiu” dhe shefit të tij, Bledar Kola.”.

Artikulli i Plotë

Bledar Kola ka ardhur në Tiranë, Shqipëri, në kulmin e fushatës së “Slow Food” dhe është përfshirë rrethin e shefave të spikatur të kuzhinës. Megjithëse ai ende nuk ka yllin Michelin, por nga një revistë amerikane, restoranti i tij Mullixhiu u zgjodh në verën e vitit 2017 në një nga dhjetë restorantet më të mira në Evropë. Për faktin se  atje ka kuzhinë shqiptare. Ofron kuzhinë vendase, autoktone dhe biologjike.

33-vjeçari qëndron ulur dhe relaksohet në një tavolinë në restorantin e tij teksa pi lëng të freskët nga farat e shegës. Mullixhiu është mbyllur sot, një natë përpara një dasmë u organizua këtu dhe Kola ra vonë në shtrat.  Por lodhja nuk përbën shqetësim për të. Plot me entuziazëm, ai na tregon për rilindjen e gjellëve  të vjetra dhe rikthimin e shqiptarëve tek tradita.

Përfshirja në listën e restoranteve më të mira Evropiane ishte një surprizë, tregon Kola, i cili shpreson shumë në rigjallërimin e këtij biznesi. “Klientët tanë janë kryesisht turistë dhe duhet të ndërgjegjësojmë njerëzit se “Slow Food” është trendi i së ardhmes.

Gatimi me përbërës të harruar

Mullixhiu ndodhet në bodrumin e një ndërtese shumëkatëshe të viteve shtatëdhjetë, por brenda duket si një sallon shtëpie në një fermë shqiptare. Muret janë të zbukuruara me dru, tavolinat dhe karriget janë bërë me dru të ricikluar, mbulesa prej liri të trashë dhe enë prej qeramike. Në paradhomë ndodhen katër mullinj për bluarjen e grurit, misrit, elbit dhe tërshërës, mielli i të cilave përdoret për bukën të mullixhiut. “Elbi dhe tërshëra janë harruar pothuajse dhe ne po punojmë për ta bërë drithin pjesë të kuzhinës shqiptare”.

Kola i mbledh përbërësit nga fermerë të vegjël në veri të Tiranës. Të gjithë kanë shprehur interes në fermat organike. Menuja bazohet ne stinët dhe disponueshmërinë e përbërësve. “Mishi, polenta, djathi, peshku dhe buka janë pjatat tona kryesore dhe ne eksperimentojmë me to:

Nga pjatalarës në një nga kuzhinierët më të mire

Jeta e Kolës – Ngritja e tij nga një djalë i varfër në një nga shefat më të mire do të përbënte material  për një film hollivudian. Kola ishte 15 vjeç kur u largua nga Shqipëria në 1999 në kërkim të një pune në Londër për të ushqyer veten dhe mamanë e tij. Ishte koha e valës së madhe te emigrimit. Papunësia dhe varfëria ishin shumë të përhapura në fshatrat shqiptare, shtresa fshatare vuante për bukën e gojës. “Unë nuk shihja të ardhme për vetën,” thotë Kola. Paratë për të blerë biletën në Londër i mora hua nga xhaxhai.

Për një djalë si ai, rrugët e Londrës do t’ë  mbaronin shumë shpejt. Por Kola ishte me fat dhe gjeti punë si pjatalarës në një restorant. Shefi i tij ishte japonez. “I laja thika e tij shumë herë në ditë, duke e parë atë teksa priste me elegancë perimet dhe peshqit, gjë që me impresionoi shumë”, thotë Kola. Një vit më pas ai punoi në kuzhinën e një klubi golfi – dhe përsëri ishte me fat. Shefi i kuzhinës, një austriak, e bindi Kolën të përfundojë shkollën dhe më pas të ndjekë kolegjin e kuzhinierëve.

“A je i çmendur?”

Është viti 2009 dhe Kola vazhdon të jetojë në Londër kur ai dëgjon për mundësi të reja në Shqipëri. Restorantet që hapen në Tiranë kërkojnë për punonjës të huaj me eksperiencë. Ai vendos në valixhe diplomën e gatimit dhe shumë eksperiencë, ai rikthehet në shtëpi. “Të gjithë më thanë je i çmendur, por isha mërzitur në Londër”.

Fillimisht, Kola ishte punësuar në një restorant francez në Tiranë, por puna nuk e kënaqi atë. Në vitin 2010 dhe 2011 ai vajti në Kopenhagen për t’u trajnuar në të famshmin “Noma”. “Në fundjavë shkojmë në pyll që të kërkojmë për manaferra dhe barëra të egër, ne eksperimentonim me ato që na jepte natyra, Noma e ndryshoi krejtësisht jetën time”.

Kolës u frymëzua që të ndërtojë rrugën e tij nga kryeguzhinieri suedez dhe heroi i lëvizjes “slow food”, Magnus Nilsson. Në restorantin e tij, “Fäviken Magasinet”, i cili ka marrë dy yje “Michelin”, në mes të pyllit “Jamtland”, që ka vetëm pjata me ingredientë nga pylli, lëvore të pemëve, myshk ose kockat e kafshëve të egra.

Nga Nilsson Kola donte të mësonte më shumë. Ai fluturoi për në Stokholm, udhëtoi në veri, arriti në fund të pyllit. “Po errësohej, ishte dimër dhe nuk mund të shihja dritë në asnjë vend”. Më në fund, një makinë u ndal. Deri për të shkuar në Fäviken, ka shumë rrugë për të bërë, shpjegoi shoferi. Kola pyeti nëse mund të flinte në shtëpinë e tij. Ajo ishte një pyetje si për një bashkatdhetar.  Në këtë rast, thotë ai, ai duhet të pyesë gruan.

Një anekdotë që e tregon  Kola më një buzëqeshje. Prej asaj dite, ai e kuptoi se jo vetëm rilindi kuzhinën e vjetër por ndryshoi reputacionin e Shqipërisë si vend i kriminelëve. Këtu në Shqipëri , kemi një zakon që të huajve u ofrohet një shtrat dhe me ta ndan ushqimin dhe ne meritojmë të njihemi për mikpritjen.  Ketë u ofron Kola klientëve tek Mullixhiu.

http://www.spiegel.de/reise/europa/spitzenrestaurant-in-albanien-das-mullixhiu-von-bledar-kola-in-tirana-a-1197709.html

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat