Kopshti i Vithkuqit në Korçë, në gjendje të mjeruar

Turizëm

Kopshti i Vithkuqit në Korçë, në gjendje të mjeruar

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 17:08
Ilustrim

Duket si godinë e braktisur pas lufte.

Por në fakt ky është kopshti i fëmijëve të fshatit Vithkuq në Korçë!

Amortizimi i dukshëm në pamjen e jashtme është i prekshëm dhe i thellë brenda këtij ambienti ku çdo ditë ndjekin procesin parashkollor rreth 20 fëmijë.

Ata qëndrojnë të gjithë në një dhomë të vogël, pasi pjesa tjetër është e papërdorshme, deri e rrezikshme siç tregojnë edhe këto pamje.

Banorët: Kemi frikë, por çfarë të bëjmë.

Edukatorja e Kopshtit nuk pranon të flasë para kamerës për gjendjen e kopshtit që për shumë familje në fshat është i vetmi ku mund të besojnë fëmijët ndërkohë që merren me angazhimet e ditës

Kopshti i Vithkuqit nuk ka parë prej vitesh asnjë ndërhyrje, dhe nuk parashikohet të këtë as këtë vit, siç pohojnë jashtë kamerave drejtues në Bashkinë e Korçës, duke e lënë gjendjen vetëm në degradim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat