Fenomenale! Shqipëria përtej politikës, 20 hapa për tu ndjekur pasi prekni kufirin

Turizëm

Fenomenale! Shqipëria përtej politikës, 20 hapa për tu ndjekur pasi prekni kufirin

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 10:50
Shqipëri

“Oh Shqipëria! Sikurse vendet e tjera në Ballkan, ne kishim dëgjuar vetëm për historinë politike të Shqipërisë dhe nuk kishim pritshmëri të mëdha.Por tani mund të themi me siguri se është një nga vendet tona të preferuara dhe nuk mund të flasim mjaftueshëm për të gjitha gjërat e shkëlqyera për të bërë në Shqipëri.”

Kështu e nis artikullin blogu i njohur Travel of Book Packer, i cili flet për natyrën e bukur shqiptare, qytetet kryesore, dhe e vë theksin tek ato pjesë të trashëgimisë botërore të UNESCO.

“Natyra në Shqipëri është fenomenale, duke përfshirë malet, lumenjtë, liqenet dhe disa nga plazhet më të bukura në botë. Ka shumë qytete të vjetra të trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe çmime qesharake të përballueshme. Shqipëria është destinacion i vërtetë pushimi”, – vijon artikulli.

Blogerët shkruajnë se kaluan katër javë në një udhëtim rrugor në Ballkan dhe këshillojnë shumëllojshmërinë e gjërave të mrekullueshme për të bërë në Shqipëri. Ja lista e “detyrueshme” sipas artikullit:

Vizito Thethin dhe Valbonën
Vizito Kalanë e Rozafës në Shkodër
Pi birrë në një bar të Tiranës
Vizito muzeun e një Bunkeri të Braktisur
Merr teleferikun për të parë të gjithë Tiranën
Kampe në plazhet më të bukura të Shqipërisë
Vizito plazhet që mund të shëtisësh në to
Vizito Beratin, Qytetin e Një mbi Një Dritareve
Bukuritë e Gjirokastrës, qytetit të gurit
Banjot termale të Bënjës janë për të mos u humbur
Përjeto pamjet e fshatrave të vogla teksa udhëton me makinë
Ha byrek (për mëngjes, drekë, darkë)
Noto në ujërat më të kristalta të Jugut
Ha të paktën 10 lloje Trileçeje
Ha ushqime deti të freskëta, të shijshme dhe të lira
Vizito Shkollën e Parë Shqipe në Korçë
Vizito Korçën e bukur
Vështro bunkerët kudo
Merr një traget përgjatë liqenit të Komanit
Vizito Syrin e Kaltër

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat